- Danimarka, Suedia, Finlanda, Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë renditur pesë vendet kryesore për investitorët, në Indeksin e Mundësive Globale të këtij viti nga Instituti Milken.
- Vendet në zhvillim të Azisë performuan mirë në krahasim me rajonet e tjera, duke tërhequr më shumë se gjysmën e fondeve, midis viteve 2018 dhe 2022, sipas raportit.
- Midis ekonomive aziatike në zhvillim, Malajzia doli e preferuara e investitorëve dhe u rendit e 27-ta globalisht.
Katër nga pesë destinacionet kryesore të preferuara të investitorëve, janë në Europë, sipas raportit të Indeksit Globale të Mundësive (GOI).
Danimarka kryesoi renditjen e këtij viti, duke marrë pikën e parë në perceptimin e biznesit, një masë e lehtësisë së të bërit biznes në vend, si dhe metrika të tjera rregullatore.
Indeksi përfshin 100 tregues në pesë kategori: perceptimi i biznesit, bazat ekonomike, shërbimet financiare, kuadri institucional dhe standardet dhe politikat ndërkombëtare.
Danimarka u rendit e treta, në bazat ekonomike, që kapin performancën makroekonomike, talentin e fuqisë punëtore dhe “përpjekjet për të krijuar një ekonomi dhe shoqëri elastike dhe të qëndrueshme”, sipas raportit.
Këto janë pesë vendet më të mira, që investitorët i konsiderojnë tërheqëse, sipas raportit të fundit të GOI:
- Danimarkë
- Suedi
- Finlandë
- Shtetet e Bashkuara
- Mbretëria e Bashkuar
Shtetet e Bashkuara, u ngjitën me një pozicion, në vendin e katërt këtë vit, duke u renditur më lart në kategorinë e kuadrit institucional, i cila gjurmon mbrojtjen, që institucionet e një vendi ofrojnë, për të drejtat e investitorëve dhe asetet e tyre.
Vendi u rendit i pesti në kategorinë e shërbimeve financiare, i cili vlerëson sistemin e përgjithshëm financiar në një vend.
Finlanda, e cila u rendit e treta në përgjithësi, u rendit më e larta në kategorinë e standardeve ndërkombëtare dhe politikave, që vlerësojnë hapjen ekonomike dhe shkallën në të cilën politikat e një vendi, janë në përputhje me standardet globale rregullatore dhe të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.
Vendet në zhvillim të Azisë, performuan mirë në krahasim me rajonet e tjera për këtë kategori, duke tërhequr më shumë se gjysmën (53.2%) e fondeve, midis 2018 dhe 2022, sipas raportit.
“Ndërsa ekonomitë e përparuara ofrojnë stabilitet, investitorët, që kërkojnë kthime me rritje të lartë, vazhdojnë të tregojnë interes për ekonomitë në zhvillim,” tha në një deklaratë Maggie Switek, drejtuese e lartë e departamentit të kërkimit në Institutin Milken.
Midis ekonomive aziatike në zhvillim, Malajzia doli si e preferuara e investitorëve dhe u rendit e 27-ta globalisht.
Ajo ka “kushtet më të mira të investimit”, midis të gjitha ekonomive të të njëjtit nivel, dhe renditet mirë për sa i përked kuadrit institucional, pjesërisht për shkak të faktit, se vendi “ka të drejta investitore shumë të forta”, tha Switek.
Malajzia është gjithashtu tani, eksportuesi i gjashtë më i madh i çipave në botë dhe paketon 23% të të gjithë çipave në SHBA, sipas The New York Times.
Në përgjithësi, rajonet e vendeve në zhvillim, “ofrojnë mundësi tërheqëse, për investitorët e interesuar në tregjet në zhvillim me potencial të favorshëm rritjeje”, thuhet në raport.
Rritja e tensioneve midis SHBA-së dhe Kinës, megjithatë, ka goditur flukset hyrëse në ekonomitë aziatike, duke rënë me 75.4% në vitin 2022.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë, Kina, u rendit në vendin e 39-të. “Kjo është në të vërtetë shumë lartë,” tha Switek, duke shtuar se është ende e klasifikuar si një ekonomi aziatike në zhvillim, sipas FMN.
“Ndërsa Kina tërhoqi më shumë se gjysmën e flukseve totale të kapitalit në Azi, ndërmjet 2018 dhe 2022, tërheqja e saj për investitorët, duket se ka rënë kohët e fundit, me gjasë për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike me SHBA-në”, thuhet në raportin eInstitutit Milken.
Më poshtë renditen 10 vendet më të mira aziatike në Indeksin Globale të Mundësive:
- Malajzi
- Tajlandë
- Kinë
- Indonezi
- Vietnam
- Indi
- Mongolia
- Sri Lanka
- Filipine
- Kamboxhia
Singapori kryesoi Azinë,si vendi i preferuar i investitorëve në rajon dhe zuri vendin e 14-të globalisht. Hong Kongu dhe Japonia, u renditën përkatësisht në vendin e 15-të dhe të 16-të në Azi. / CNBC