Komisioni Parlamentar i Ligjeve nën drejtimin e kyetarit Ulsi Manja, miratoi shtyrjen me dy muaj të gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Shtyrja e afatit të propozuar nga qeveria është 23 qershori 2020 dhe zyrtarisht nuk jepen detaje nëse ka patur apo jo debate për miratimin në tërësi dhe në parim të propozimit të qeverisë. Në njoftimin zyrtar të Kuvendit thuhet se ka patur diskutime pa dhënë ndonjë detaj të mëtejshëm. Vendimi do t’i kalohet për miratim seancës plenare.
Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj sqaroi se në kuadër të masave për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19 është e nevojshme shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më datën 23 qershor 2020.
“Këshilli i Ministrave mendon se shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të ndihmojë në kontrollimin,frenimin dhe pastaj të fusim në një kurbë ulëse përhapjen e infeksionit”, u shpreh Ahmetaj.
Zëvëndësminsitrja e Shëndetësisë, Rakacolli shtoi se situata fatmirësisht është nën kontroll, fal dhe masave të menjëhershme për distancimin social të popullatës, por lehtësimi i tyre mund çojë në shtimin e numrit të rasteve pasi një pjesë e të infektuarëve janë asimptomatik dhe kontakti i tyre me më shumë njerëz do të krijojë kushte për rritjen e numrit të të prekurve nga COVID-19. Sipas saj nëse do të ketë numër të lartë të rasteve, do të lind nevoja për kthimin e masave drastike.”Për këtë arsye masat që do të merren do të jenë graduale dhe situata do të vlerësohet në dinamik”, theksoi zonja Rakacolli.
Zgjatja me dy muaj e gjendjes të jashtëzakonshme kufizon të drejtat e qytetarëve për lëvizjen e lirë dhe për të punuar, e përcaktuar sipas neneve kushtetuese.
Për më shumë detaje lexo këtu: Drafti, Qeveria do t’i kërkojë Parlamentit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.