Ata janë kudo – te telefonat tanë, makinat, avionët, madje edhe te frigoriferët.
Chip-at e gjysmëpërçuesve janë bërë thelbësorë për stilin e jetës moderne dhe kompanitë më të mëdha të fonderisë së gjysmëpërçuesve fitojnë miliarda dollarë falë kërkesës së përhapur.
Tabela bashkëngjitur tregon kompanitë më të mëdha të fonderisë së gjysmëpërçuesve në bazë të përqindjes së të ardhurave globale në tremujorin e parë, duke përdorur të dhënat e Trendforce.
Renditja e kompanive të fonderisë së gjysmëpërçuesve në lidhje me të ardhurat
Në krye të renditjes, duke dominuar gjithë kompanitë e tjera për nga pjesa e të ardhurave është TSMC, e cila fitoi 60% (ose thuajse 17 miliardë dollarë) të të ardhurave të së gjithë industrisë në tremujorin e parë të 2023.
E themeluar në vitin 1987, TSMC është një fonderi e vërtetë, e cila është bërë kompania më e madhe në Tajvan që prodhon produkte për një sërë klientësh, duke përfshirë Apple, NVIDIA e AMD.
Pas TSMC, në lidhje me të ardhurat, është prodhuesi i pajisjeve të integruara Samsung, kompania më e madhe në Korenë e Jugut, e cila ka fituar 3.4 miliardë dollarë (12.4% të të ardhurave të sektorit) nga aktiviteti i prodhimit të gjysmëpërçuesve.
GlobalFoundries nga Shtetet e Bashkuara, UMC nga Tajvani dhe SMIC nga Kina plotësojnë pesë vendet e para – secila prej tyre përbën rreth 6% të të ardhurave të industrisë në tremujorin e parë të 2023.
Përqendrimi i sektorit është i dukshëm te gjysmëpërçuesit. Për shembull, dhjetë shoqëritë e para të fonderisë së gjysmëpërçuesve përfaqësojnë 98% të të ardhurave të të gjithë sektorit.
Ndër të tjera, 90% e tregut dominohet nga kompani nga tre vende aziatike – Tajvani, Koreja e Jugut dhe Kina.
/ Visual Capitalist