Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për disa shtesa në vendimin “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore.” Ndryshimet e propozuara nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës synojnë të nxisin investimet në sektorin e energjisë së rinovueshme.
Në vendim propozohet zbatimi i tarifës së përdorimit “1 euro kontrata” për truallin me pronësi publike, për zhvillimin dhe stimulimin e projekteve për ndërtimin e burimeve të reja energjetike. Me anë të këtij vendimi synohet të rregullohen marrëdhëniet e përdorimit mbi truallin në pronësi publike, gjatë zbatimit të projekteve koncesionare në këtë sektor.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.