Kosova dhe Turqia me marrëveshje për tregtinë e lirë, këto janë detajet

10/09/2019 10:34 AM 0 komente

Kosova dhe Turqia nga fillimi i këtij muaji kanë nisur ta zbatojnë marrëveshjen për tregti të lirë. Kjo marrëveshje nënkupton lehtësim të madh për bizneset e të dy shteteve dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve. Dogana e Kosovës ka përgatitur një dokument sqarues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator. Llogaritet se në Kosovë janë të regjistruar mbi 1000 kompani turke.

Nënshkrimet që i kishin vënë gjatë muajit të kaluar ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala dhe Nail Olpak, kryetar i DEIK-DTIK kanë nisur të japin efekt këtë muaj.
Marrëveshja që ishte nënshkruar në muajin gusht mes Kosovës dhe Turqisë për trageti të lirë, ka nisur të zbatohet nga 1 shtatori.
Kjo marrëveshje nënkupton lehtësim të madh për bizneset e të dy shteteve dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve.
Dogana e Kosovës ka përgatitur një dokument sqarues për Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë, e cila ka hyrë në fuqi.
Sipas Doganës së Kosovës, Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në mesë të Republikës se Kosovës dhe Republikës së Turqisë konfirmon synimin e palëve të jenë pjesë aktive në procesin e integrimit ekonomik evropian duke e shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në gjetjen e mënyrave dhe mjeteve për të forcuar këtë proces.
“Gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje Turqia dhe Kosova do të krijojnë gradualisht një zonë dypalëshe të tregtisë së lirë, ku lëvizja e lirë e mallrave dhe shërbimeve janë të garantuara reciprokisht. Shërbimet do të jenë subjekt i negocimit menjëherë pas hyrjes në zbatim të kësaj marrëveshje”.
Objektivat e Tregtisë së Lirë me Kosovës dhe Turqisë janë:
• Rritja dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik ne mesë te palëve dhe rritja e standardit te jetesës se popullatës se tyre;
• Promovimi dhe zgjerimi i tregtisë përmes zhvillimit te harmonizuar te marrëdhënieve ekonomike mes palëve;
• Eliminimi i barrierave dhe kufizimeve ne tregtinë mallrave dhe shërbimeve;
• Nëpërmjet eliminimit te barrierave ne tregti, palët kontribuojnë ne zhvillimin dhe zgjerimin e harmonizuar te tregtisë botërore;
• Sigurimin e kushteve te barabarta te konkurrencës ne tregti ne mes te palëve;
• Mundësimin dhe të zhvillimin gradual te një zonë të tregtisë së lirë ndërmjet Turqisë dhe Kosovës;
• Bashkëpunimi për mbrojtjen e duhur efikase te të drejtave pronësore intelektuale.
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në mesë të Republikës se Kosovës dhe Republikës së Turqisë është negociuar gjatë vitit 2013 qe me date 27 Shtator 2013 te nënshkruhet nga Ministrat respektive te tregtisë.
Me ketë marrëveshje Turqia dhe Kosova gradualisht do të themelojnë një zonë të tregtisë së lirë gjatë një periudhe maksimale prej 10 vitesh duke filluar nga hyrja në fuqi e kësaj Marrëveshje, në përputhje me këtë Marrëveshje dhe në përputhje me GATT 1994 si dhe me dispozitat e përfshira në marrëveshjet relevante me OBT-në. Dokumenti sqaron të gjitha implikimet tregtare për produktet dhe shërbimet.
Linku për shkarkim: Dokumenti sqarues nga Dogana e Kosovës.

Turqia me mijëra biznese në Kosovë

Kujtojmë se ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, gjatë muajit gusht kishte pritur në takim Këshillin Botëror Turk të Biznesit pranë Bordit të Marrëdhënieve të Jashtme Ekonomike (DEIK) me të cilët bisedoi për tregtinë mes dy shteteve.
Shala i ka ftuar investitorët turq që të investojnë në Kosovë duke ju thënë se janë partnerë të rëndësishëm.
Ai ka deklaruar se Kosova i ka lehtësuar proceset për investime.
“Në raport me investitorët nga Turqia Kosova ka lehtësuar edhe më tutje procesin e investimeve të tyre duke nënshkruar marrëveshje kruciale e këto të cilat do të shërbejnë kryekëput për investitorët nga Turqia. Sot këtu dua të përmend para jush se Kosova dhe Turqia tashmë kanë ratifikuar marrëveshjen për tregti të lire, e cila do të hyjë ne fuqi nga data 1 shtator e cila do të lehtësojë në masë te madhe edhe investimet e dyanshme dhe njëkohësisht nxitjen e tregtisë mes dy vendeve tona”, ka thënë Shala.
Sipas tij, Kosova është e gatshme për investimet e tyre ndërkohë i ftoj ata të investojnë duke ju thënë se llogariten partnerë të rëndësishëm.
Ndërsa Nail Olpak, kryetar i DEIK-DTIK, organizata ekonomike, ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë është shumë e rëndësishme.
“Marrëveshja për tregti të lirë nuk do të mbetët vetëm në eksportimin dhe importimin e marrëveshjeve por do të jetë e rëndësishme për rritjen e investimeve të jashtme turke. Kjo të bëhet me anë të promovimeve të ndryshme”, u shpreh ai.
Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, eksportet e Turqisë në Kosovë në vitin 2018, kapin vlerën prej mbi 300 milionë euro, derisa eksportet e Kosovës në Turqi nuk janë më shumë se rreth 10 milionë euro.
Këto të dhëna tregojnë një disbalancë tregtar të dy shteteve.
Në Kosovë janë të regjistruar mbi 1000 kompani turke. Turqia është një prej shteteve me prezencën më të madhe të investimeve direkte në Kosovë. Investimet turke janë të orientuara në sektorin bankar, edukim, shëndetësi, prodhimtari, energji, ndërtimtari, tregti, hoteleri, transport dhe fusha tjera.
Prania e kompanive turke në Kosovë kishte nisur nga infrastruktura rrugore. Me ndërtimin e autostradave në Kosovë. Po ashtu konzorciumi turk Limak -Çalik privatizoi rrjetin kosovar të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike.
Një konzorcium tjetër ai turko-francez, Limak-Aeroport de Lyon pati marrë me koncesion për njëzet vjet, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of