Bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, në fushën e bujqësisë, kohët e fundit ka shënuar rritje të konsiderueshme. Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë thanë se janë importuar dhjetëra miliona euro produkte bujqësore nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas.
Adil Behramaj, zëdhënës në Ministrinë e Bujqësisë thotë se vlera e përgjithshme e importit dhe eksportit të produkteve bujqësore mes të dyja shteteve llogaritet me dhjetëra miliona euro. “Ende nuk kemi të dhënat përfundimtare për vitin 2012, mirëpo nëse i referohemi të dhënave nga viti i kaluar atëherë vlera totale e importit të produkteve bujqësore nga Shqipëria, është në rreth 8.9 milionë euro, ndërsa, vlera e eksporteve në rreth 10.6 milionë euro”, theksoi ai. Sipas tij pavarësisht rritjes së trendit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, ende duhet punuar për forcimin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.