Kosova ka të krijuar një bazë të politikave sociale, që përbëhet kryesisht nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve, ku përfshihen pensionet e pleqërisë, të personave me aftësi të kufizuara dhe ato të Trepçës. Të dhënat e fundit flasin për rreth 35,000 familje me përkatësisht 182,000 anëtarë që jetojnë me asistencë sociale. Shuma e të ardhurave që këto familje marrin nga qeveria varion nga 40 deri në 80 euro në muaj. Por, janë edhe mbi 18,000 familje të tjera, të cilat nuk gëzojnë këto të drejta dhe ndjejnë çdo ditë nevojë për produkte elementare ushqimore. Këto familje janë të regjistruara në Kryqin e Kuq, organizatë kjo që herë pas here i ndihmon me mjetet më të nevojshme për jetën.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.