Sipas të dhënave të Bankës Qendrore Europiane, huadhënia bankare, për kompanitë dhe familjet e Eurozonës, vazhdoi të mbetet në stanjacion muajin e kaluar, me norma të larta interesi, që mund të kenë dekurajuar huamarrësit dhe huadhënësit.
BQE-ja ka rritur kostot e huamarrjes, në nivele rekord, për të zbutur inflacionin, por kjo i ka shkaktuar një dëm të rëndë ekonomisë, e cila ka qenë në situatë jo të mirë për një vit.
Kredia për individët, u rrit me vetëm 0.3% në shkurt, e pandryshuar nga muaji i kaluar. Rritja e kredisë për kompanitë, shkoi në 0.4% nga 0.2% në janar.
Megjithatë, sasia e parave, që qarkullon në ekonominë e Eurozonës nuk është pakësuar, përkundrazi u rrit, me një vlerë të ulët, 0.4% në shkurt, pas një rritjeje prej 0.1% në janar.
Me inflacionin tashmë nën kontroll, BQE pritet të fillojë uljen e normave të interesit në qershor. / Reuters
BQE, Lagarde: Të dhënat e qershorit janë kyçe për vendimin për uljen e normës