- “Deri në qershor, do të kemi një grup të ri projeksionesh, që do të konfirmojnë nëse rruga e inflacionit që parashikuam, në skenarin e marsit mbetet e vlefshme, “tha drejtuesja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, në një fjalim në Frankfurt.
- Banka qendrore e Eurozonës, i ka ruajtur normat, që kur i ngriti në një nivel rekord në shtator.
- Qershori është cilësuar si një muaj kyç, nga shumë anëtarë të Këshillit Drejtues të BQE-së, i cili voton rrugën e normave.
Drejtuesja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, përsëriti se qershori është muaji në të cilin politikëbërësit, do të konsiderojnë uljen e normave të interesit.
“Deri në qershor, do të kemi një grup të ri projeksionesh, që do të konfirmojnë nëse rruga e inflacionit, që parashikuam në skenarin e marsit, mbetet e vlefshme,” tha Lagarde në një fjalim në Frankfurt.
Mesazhi i saj në përgjithësi, ishte shumë pozitiv në rrugën e inflacionit, pavarësisht nga pasiguria gjeopolitike dhe presionet e vazhdueshme të çmimeve të brendshme. Inflacioni i Eurozonës u ul në 2.6% në shkurt, megjithëse shërbimet mbetën më ëtë qëndrueshme në 3.9%.
“Ndryshe nga fazat e mëparshme të ciklit tonë të politikës, ka arsye për të besuar se rruga e pritshme disinflacioniste, do të vazhdojë,” tha Lagarde, duke theksuar besimin në grupin e fundit të projeksioneve makroekonomike të stafit, të cilat e shohin inflacionin mesatarisht 2.3% në 2024, 2%. në 2025, dhe 1.9% në 2026.
Banka qendrore e Eurozonës, i ka mbajtur normat të qëndrueshme, që kur i solli ato në një rekord të lartë në shtator. Deri në takimin e saj të marsit, mesazhi i bankës ishte, se ishte shumë herët për të diskutuar se kur të fillonte uljen e normave.
Lagarde tha se do të gjykonte tre kriteret e saj – perspektivën e inflacionit, dinamikën e inflacionit themelor dhe fuqinë e transmetimit monetar – për të fituar “besimin e mjaftueshëm, për të filluar fazën e kthimit prapa, në të cilën ne e bëjmë politikën më pak kufizuese”.
Qershori është cilësuar si një muaj kyç, nga shumë anëtarë të Këshillit Drejtues të BQE-së, i cili voton rrugën e normave. Në një frazë të përsëritur nga Lagarde, kryeekonomisti i BQE, Philip Lane, tha se banka qendrore do të “mësonte shumë deri në prill, dhe shumë më tepër deri në qershor”.
Në fillim të këtij muaji, kreu i bankës qendrore holandeze, Klaas Knot, tha në një konferencë për media, se ai kishte “arritur në qershor për një ulje të parë të normës”, sipas Reuters.
Takimi i qershorit, konsiderohet si një pikë kthese e mundshme, pasi do të jetë mbledhja e parë, për të cilën do të ketë të dhëna nga negociatat e pranverës për pagat. BQE është në gatishmëri, për efektet e mundshme inflacioniste nga rritja e pagave.
Vëmendja e tregut, tani po shkon drejt uljes së normave të interesit, që BQE ka të ngjarë të kryejë gjatë këtij viti. / CNBC