Ministri i Financave gjermane Wolfgang Schaeuble duket se ka “zbutur” tonet dhe sjelljen e tij kundrejt Greqisë. Ai ka deklaruar së fundmi se kreu i qeverisë ka nevojë për “pak kohë më tepër”, i cili duket se është në gjendje të punojë për të zgjidhur problemet e tij me krizën financiare.
“Qeveria e re greke ka mbështetje të fortë”, ka deklaruar z. Schaeuble për gazetën gjermane Bild am Sonntag.
“Jam kofident se kjo do na sjellë në situatën ku duhet marrë masa të reja, e të vendoset një sistem efektiv taksash, në kuadër të vendosshmërisë së tij. Duhet thjesht t’i japim pak më tepër kohë qeverisë së re të sapozgjedhur.” Ka deklaruar kreu i financave gjermane, duke shtuar se “të qeverisësh duhet të shohësh në sy realitetin”.
z. Schaeuble dhe homologu i tij grek Varoufakis, pavarësisht pikëpamjeve të tyre politike, janë “sjellë” mirë, duke respektuar politikat e secilit. Më parë, ministri gjerman pati tone më të ashpra dhe jo tolerime, lidhur me situatën financiare të Greqisë.