Ministri i Financave, Boris Lalovac, dhe presidenti i Bankës Europiane për Investime, Dario Scannapieco, nënshkruan një marrëveshje për një kredi prej 300 mln eurosh, e ndërtuar për projekte financiare, të mbështetura nga fondet e EU për periudhën 2014-2020.
Kredia do të financojë programet operacionale të “Konkurrueshmërisë dhe Kohezionit” në sektorë si transporti, energjia, mjedisi, shëndeti, zhvillimi dhe kërkimi, mbrojtja e mjedisit etj.
Programi Operacional është vlerësuar 8.1 mld euro, nga ku 6.8 mld euro do të jepen nga strukturat e BE-së.
Kryeministri kroat dhe ministri për fondet të EU, Branko Grcic, i cili ishte prezent në ceremoninë e marrëveshjes dhe firmosjes së saj, deklaroi se fondet do të përdoren, mbi të gjitha, për projekte kyçe infrastrukturore, në fushën e hekurudhës, ashtu sikurse në menaxhimin e ujit, shëndetit publik dhe edukim.
Grcic e përshkroi këtë kredi si një “levë e fortë” për rritjen ekonomike dhe rikuperimin e tij. Ai tha edhe se kushtet janë të favorshme për këtë borxh, duke qenë se norma e interesit është 1.3%.
Ai përsëriti se kabineti i Kryeministrit Zoran Milanovic kishte dërguar kohët e fundit, te Komisioni Europian, një draft paraprak të reformave dhe se bisedimet me Komisionin për çështjet në fjalë, janë në proces.
EIB bën të ditur se është e kënaqur me progresin e Kroacisë. Kreu i saj, Scannapieco, tha se Bordi i Drejtuesve të EIB mund t’i japin “dritë jeshile” kredisë për një projekt, të rëndësishëm sipas tij për Kroacinë, por që nuk dha detaje specifike.
EIB është Banka Europiane, e cila zotërohet dhe përfaqëson interesat e shteteve anëtare të Eurozonës. Ky union punon ngushtësisht me institucione të tjera europiane, që zbatojnë politikat e këtij unioni.