Kroacia, e cila pritet të hyjë në Bashkimin Europian në korrik 2013, po përpiqet që të rigjallërojë ekonominë e saj pas tre vitesh recesioni ose stanjacioni. Në fillim të shtatorit, agjencia vlerësuese, “Fitch”, rishikoi perspektivën e vendit në stabël, nga negative, duke cituar progresin e qeverisë në përmbushjen e objektivave për shkurtimin e shpenzimeve dhe arritjen e objektivave të buxhetit, gjatë periudhës së recesionit.
Paaftësia e vendit për t’iu rikthyer rritjes që prej vitit 2008 përbën kërcënim për përpjekjet e konsolidimit fiskal dhe mund të dëmtojë punën për të reduktuar borxhin, tha kompania në vlerësimin e saj.
Banka Botërore vlerëson se ekonomia e Kroacisë do të tkurret me 1% në 2012-n, ndërsa Banka Qendrore tha se do të bjerë me 1.6%.