Rregullatori i telekomunikacionit në Kroaci HAKOM tha se do të shtyjë afatin e alokimit të spektrit 5G përmes ankandit publik në gjysmën e parë të vitit 2021, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Sipas planeve të mëparshme, alokimi i spektrit të radios të destinuar për 5G (700 MHz, 3.6 GHz dhe 26 GHz) ishte planifikuar të ndodhte në fund të vitit 2020, tha HAKOM në një deklaratë.
Ai shtoi se rrethanat e reja që vijnë nga ndikimi social dhe ekonomik i masave të marra për të luftuar pandeminë, kanë prekur edhe operatorët e telekomunikacionit, të cilët duhej të përshtatnin planet e tyre të investimit.
HAKOM kujton se në fillim të këtij viti kishte vendosur të shtynte afatin për të paktën gjashtë muaj për një tranzicion të plotë në sistemin e ri DVB-T2 HEVC për transmetim në televizion. Tranzicioni do ta bëjë spektrin 700 MHz të disponueshëm për wireless.
Transmetimi i televizionit në Kroaci aktualisht është në një periudhë tranzicioni ku të gjitha programet transmetohen njëkohësisht në sistemin ekzistues DVB-T (Digital Video Broadcasting – Terrestrial) dhe në sistemin e ri DVB-T2 (Digital Video Broadcasting – Generation Second Terrestrial). Kjo periudhë do të vazhdojë deri në kalimin e plotë në sistemin e ri.