Sistemi i metrove në Rusi u ndërtua në vitin 1935 dhe ka trembëdhjetë linja që kalojnë nëpër të gjithë Moskën.
Stacione të ndryshme metroje që kalojnë në qendër të qytetit janë të njohura për dekorimin sipas stilit të periudhës sovjetike.
Mijëra tifozë të Kupës së Botës 2018 do të vijnë në Rusi për të parë skuadrën e tyre. Duke qenë se dy prej stadiumeve kryesore në Moskë, në të cilat do të luhen ndeshjet e këtij Botërori 2018, janë të aksesueshme nëpërmjet metrove, tifozët jo vetëm do t’i përdorin ato si një mjet transporti, por mbi të gjitha do të kenë kënaqësinë të shijojnë falas kryveprat ruse të afreskeve dhe shandanëve që varen në disa prej këtyre metorve.
Stacionet kryesore të metrove në Moskë si Stacioni Taganskaya, Komsomolskaya, Novoslobodskaya dhe Kievskaya mund të cilësohen me bindje të plotë si galeri të vërteta arti mbresëlënëse me anë të dekorimit të afreskeve, shtyllave të mermerit dhe shandanëve që varen.
Çdo gjë në secilën prej këtyre stacioneve është madhështore, thotë Pablo Zúñiga Toro, një gazetar nga Kili i cili e ka vizituar Rusinë përpara fillimit të Botërorit 2018.
Një pjesë e këtyre stacioneve janë të dekoruara me elemente të epokës komuniste, si buste të Lenint dhe detaje nga revolucioni i vitit 1905.
Pjesa më e madhe e emrave të stacioneve të metrove janë të shkruara sipas alfabetit cirilik, por përpara fillimit të Botërorit 2018, një pjesë e tyre janë shkruar edhe në anglisht.
Metrotë janë shumë komode dhe mbi të gjitha siguria është e lartë, si pasojë e sulmeve të viteve të fundit. Nuk mund të linim pa përmendur që edhe kostoja e transportit me metro është e ulët në krahasim me shtete të tjera. Ajo kushton 55 rubla ruse, afërsisht 1 dollar, poshtuasje sa një e treta e çmimit të biletës në Nju Jork dhe sa një e gjashta e çmimit në Londër.