1. Kontrollimi i telefonit në mes të bisedës
Sipas një studimi të fundit të kryer nga Deloitte, amerikanët e kontrollojnë telefonin e tyre rreth 46 herë në ditë dhe një nga problemet më të mëdha në këtë drejtim, ka qenë sepse ata e kontrollonin atë edhe në mes të një bisede, sjellje kjo që shpeshherë merresh edhe si ofenduese nga pala tjetër. Nëse ju duhet patjetër të kontrolloni telefonin në mes të një bisede, më mirë kërkoni leje se të krijoni një përshtypje të keqe.
2. Të flasësh papushim
Kur ju përpiqeni të lini një përshtypje sa më të mirë, mendoni se po të flisni në vazhdimësi, atëherë tjetri që është përballë jush do të marrë të njejtin impuls pozitiv. Por, jo. Ndodh krejt e kundërta. Nëse ju flisni papushim dhe nuk e lini tjetrin të flaës fare,atëherë do të shkaktoni vetëm acarim tek tjetri që keni përballë dhe mbi të gjitha një përshtypje të keqe, të një njeriu që nuk e respekton fare personin që ka përballë.
3. Të mos i shikoni njerëzit në sy
Është shumë e rëndësishme të ruani kontaktin me sy kur ju takoni dikë dhe i drejtoheni për t’i thënë diçka. Por edhe këtu duhet të tregoheni të kujdesshëm, sepse edhe nëse e shikoni personin pa ia hequr sytë për asnjë moment, një gjë e tillë mund të krijojë nervozizëm tek ai.
4. Pauza të gjata gjatë bashkëbisedimit
Mundohuni të shmagni pauzat e gjata gjatë bashkëbisedimeve, sepse ato ndikojë negativisht në ecurinë e bisedës, duke ia shkëputur vëmëndjen bashkëbiseduesit nga tema që po diskutohej. Mundohuni të flisni me fjali sa më të shkurtra dhe që të kenë një mesazh sa më të qartë.
5. Tregohuni të kujdesshëm për gjuhën e trupit
Sipas një raporti të publikuar tek Science Mag, gjuha e trupit,jo e fytyrës, tregon shumë për mënyrën sesi një njeri ndihet. Prandaj tregohuni sa më të kujdesshëm, për të fshehur ndjesi të tilla si shprehja e nervozizmit nga kërcitja e gishtave, apo lëvizjet nga një vend në tjetrin kur jeni në këmbë.
6. Të mos fiksoni emrin e personit që keni përballë
Kurrë mos bëni gabimin dhe të mos fiksoni emrin e personit të cilin do të takoni. Një gjë e tillë do të bëjë që atij t’i krijohet një përshtypje e keqe për ju, sespe një gjë e tillë konsiderohet si fyerje.