Në fakt, sipas Thales Teixeira, profesor marketingu në Harvard Business School, FIFA ka treguar shumë pak ‘mendjemprehtësi’ në biznesi. Z. Teixeira ka llogaritur se Kupa e Botës do të ‘grumbullojë’ 770 miliard minuta të vëmendjes televizive-duke supozuar se 3.2 miliardë njerëz do shikojnë një ndeshje nga fillimi deri në fund. Në një artikull të Forbes, ai vijon të argumentojë: ‘Fakti se shumica do i shohin ndeshjet teksa zhvillohen e bën turneun edhe më të vlefshëm për agjensite e reklamave-një parim kyç i‘Attention Economics’ ( ‘Kujdesit të Ekonomisë’), që fokusohet në cka është kthyer në një mall të rrallë në epokën e mbi-ngarkuar me informacion.
Duke përdorur një kosto standarde prej 25 dollarë për mijë shikues, që përgjithësisht është një shifër e ngarkuar nga kompanitë transmetuese për një reklamë 30 sekonda gjatë kohës që audienca televizive është në kulmin e saj në Shtetet e Bashkuara … FIFA ka potencial të gjenerojë 23 miliard dollarë të ardhura nga reklamat televizive, posterat, dhe sponsorizimet në një muaj. ‘Kjo, thotë ai, do ta bënte FIFA-n biznesin e shtatë më të madh në botë në bazë vjetore.
Por duhen marrë gjithashtu në konsideratë edhe kostot e jashtme të biznesit. Alex Edmans, një profesor në Shkollën e Biznesit të Londrës, thotë se hulumtimet e tij tregojnë se ‘deflacioni’ emocional që përfshin një komb kur eleminohet nga Kupa e Botës ndikon tregun e aksioneve të tij, duke ‘fshirë’ miliarda paund të tregtisë së tregut. Ai tha për BBC, ‘Të hënën pas humbjes së Anglisë ndaj Italisë tregu i aksioneve në Mbretërinë e Bashkuar ra me 0.34%, kur pjesa tjetër e tregut botëror ishte e sheshtë … dhe kur Spanja humbi 5-1 ndaj Holandës, tregu i aksioneve spanjolle ra me 1% ditën në vijim ndërsa pjesa tjetër e tregut botëror ishte sërish e sheshtë.’