Ndoshta do habiteni por ja që ndodh që të të paguajnë edhe nëse fle! Kështu ndodh në kompaninë Aetna në Shtetet e Bashkuara e cila vepron në tregun e sigurimeve shëndetësore.
Mark Bertolini, drejtues i kësaj kompanie gjatë një deklarate për BBC-në shprehet se ka gjetur kurën e motivimit dhe performancës për të gjithë vartësit e tij. Cila është kjo? Pagesa për orët e gjumit. Për tu ndjerë të ndjehesh i çlodhur ditën tjetër nevojiten të paktën 7 orë gjumë i rehatshëm dhe këtë Marku e di mirë.
Ai shprehet se paguan me 25 dollarë në natë të gjithë punëtorët që i provojnë se kanë fjetur 7 orë gjumë për 20 ditë me radhë ndërsa thotë se ata mund të përfitojnë deri në 500 dollarë ekstra në vit.
Bertolini shprehet i kënaqur me performancën e vartësve të tij dhe thotë se që prej kohës kur është vendosur ky rregull ka rritje të produktivitetit dhe cilësisë së shërbimeve të ofruara nga kompania që ai drejton.