Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Zvicër, ku po bëhet promovimi i eksportit të bizneseve kosovare dhe atyre të Zvicrës, tha progresi ka sjellë prosperitet ekonomik në Kosovë.
Sipas tij, treguesit ekonomik nuk janë vetëm shifra, por tregues i vizionit ekonomik të vendit.
Ai ka përmendur rritjen e eksporteve të Kosovës, ku është bërë edhe rritje e tregut.
“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e më hershme”.
Ai ka deklaroi se Kosova ofron shumë prodhime cilësore.
Sipas tij, industria e mobilieve përfaqëson një gurthemel të strukturës ekonomike të Kosovës.
Shefi i ekzekutivit ka përmendur sistemin e arsimit dual që ndërlidhet me punë dhe praktikë. Kurti ka ftuar investitorët zviceran të sjellin kapitalin në Kosovë.
Ndryshe, prodhimet e dymbëdhjetë kompanive nga Kosova që merren me përpunimin e drurit, po marrin pjesë në panairin e ndërtimit Swiss Bau 2024.
Swiss Bau 2024 është panairi për industrinë e ndërtimit dhe pasurive të paluajtshme në Zvicër. Swiss Bau mbledh së bashku një gamë të gjerë specialistësh për çdo 2 vjet. Swiss Bau zhvillohet nga 16 janari deri më 19 janar 2024 në Bazel.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.