Kupa Botërore për 2014 nuk rezultoi të jetë një nxitje e madhe për vendet e punës sikundër mendonte qeveria e Brazilit.
Edhe pse është e vështirë që një fakt i tillë të matet saktësisht, 12 qytetet që vazhdojnë të mirëpresin turneun e futbollit të gjithë kanë deklaruar më pak vende pune neto gjatë periudhës janar – maj të këtij viti se sa në vitin 2010. Shumica kanë më pak këtë vit se vjet, përfshirë aktualisht São Paulo, i cili ka rreth 47,000 vende pune neto në pesë muajt e parë të vitit në krahasim me vitin e kaluar prej 56,000 vendesh dhe 129,000 në vitin 2010, sipas Ministrisë së Punës.
Në Rio de Janeiro, qendra për ndeshjen finale të Kupës së Botës më 13 korrik, shteti numëron 4,828 vende pune neto të krijuara në pesë muajt e parë, shifër shumë më e ulët se 17,490 të krijuara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo ka qenë në rënie që nga viti 2010, në të vërtetë, kur ka pasur një krijim neto të vendeve të punës prej 40,325.
Krijimi i vendeve të punës ka qenë një nga objektivat kryesore pas investimit prej 12 miliard dollarëve të qeverive për ta sjellë Kupën e Botës në Brazil, shumica e investimeve fokusuar tek ndërtimi dhe rikonstruktimi i stadiumeve.
Por shumë prej këtyre vendeve të punës ishin të përkohshme, dhe shumica e tyre nuk ishin të rekrutuar të rinj. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punës së Brazilit, krijimi i vendeve të punës për majin ishte më i dobëti që nga viti 1992.
Sigurisht, brazilianët ‘vdesin’ të ankohen se sa e tmerrshme paraqitet situata në vendin e tyre. Dhe Revista Veja, botoi një artikull për këtë temë ku theksoi se ky vit ka qenë viti më i keq në krijimin e vendeve të punës që nga viti 2009. Ky ishte një vit krize. Por le ti shohim gjërat në perspektivë. Këtë vit, Brazili krijoi 543,000 vende pune më shumë se sa humbi. Dhe papunësia është afër niveleve të ulëta historike prej rreth 5.4%.
Ministria e Punës ka deklaruar se janë kryesisht kompanitë e mëdha industriale të Brazilit që duhen fajësuar për shifrat më të ulëta neto të vendeve të punës. Në këtë rast, faji mund të rëndojë më shumë mbi Kinën, inflacionin dhe në një ekonomi të dobët se sa mund ti vihet FIFA-s.
Megjithatë, direkt pas industrisë vjen sektori i shërbimeve – hotelet, restorantet, agjencitë e udhëtimit. Këtë vit ato krijuan 56,000 vende pune më pak se një vit më parë. Ndoshta e kanë realizuar të gjithë punësimin vitin e kaluar? Jo. Krijimi neto i vendeve të punës prodhoi 30,700 më pak vende se vitin e kaluar. Restorantet dhe hotelet krijuan 73,000 vende pune, një shifër në rënie nga 98,000 në vitin 2012, 115,000 në vitin 2011 dhe 120,000 në vitin 2010.
Po në lidhje me shitjet me pakicë? Supermarkete dhe qendrat tregtare duhet të jenë ‘dyndur’ me brazilianët e lumtur që blejnë birra dhe patatina për netët e ndeshjeve. Shitja me pakicë shfaqte një rrjedhë negative të punës prej rreth 80,000 mes janarit dhe majit.
Tregjet e punës në disa qytete të Kupës së Botës vazhdojnë të tkurren. Në Salvador, kryeqyteti i Bahia, krijimi neto i vendeve të punës ra me rreth 400, krahasuar me 5,300 vende pune më shumë në të njëjtën kohë të vitit të kaluar dhe 18,500 më shumë në të njëjtën kohë në vitin 2010.