Nga arkitektura aristokratike e Chamberi-t e deri te baret e natës në Chueca-s, Madridi është një nga qytetet më në trend të Europës.
Me galeritë e artit me famë botërore dhe kuzhinën plot me ushqime të shijshme, kryeqyteti i Spanjës është destinacioni i përsosur për disa pushime të gjata apo një fundjavë të bukur.
Dhe, gjatë këtij viti, Madridi do të zhvillojë edhe më shumë aktivitete kulturore.
Gjatë vitit 2023, qyteti do të kujtojë një nga artistët më të rëndësishëm të Spanjës, Pablo Picasson, ndërsa në qershor, ai do të organizojë Primavera Sound, një nga ngjarjet më të famshme muzikore të vendit.
Me kaq shumë aktivitete emocionuese për të zgjedhur, më poshtë janë eksperiencat më të bukura që duhet të përjetoni në këtë kryeqytet energjik dhe kozmopolit.
Cilët janë restorantet më të mirë në Madrid?
“Po përjetojmë një revolucion gastronomik. Madridi është një vend ku mund të jetoni përvoja unike dhe ekskluzive, që nuk do t’i provoni në asnjë vend të botës” – thotë Héctor Coronel, drejtor i përgjithshëm i Entit të Turizmit në Madrid.
“Në Madrid ju mund të shkoni në restorantin më të vjetër në botë, Casa Botin, apo në restorantin e shefit më të mirë në botë, David Muñoz”.
Casa Botin, i cili ka hyrë në Librin e Rekordeve Guinness, është krijuar në vitin 1725 dhe prej atëherë është një vend i rëndësishëm në kuzhinën tradicionale madrilene.
Ata që duan diçka më spektakolare, DiverXO i Dabiz Muñoz, me tre yje Michelin, mund të jetë vendi i duhur. Ai është vlerësuar “Shefi më i mirë në botë” në Best Chef AWards, në vitet 2021 dhe 2022.
Për shkak të famës, do të duhet të prisni gjatë, ndaj ju këshillojmë të rezervoni shumë kohë më parë.
Cilat janë aktivitetet për Pikason që do të organizohen në Madrid gjatë 2023?
Pablo Picasso është ai që dikur tronditi botën e artit. Data 8 prill e këtij viti shënon 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit të madh në moshën 91-vjeçare. Për të shënuar këtë përvjetor, Spanja po organizon eventin “Celebrating Picasso 1973-2023” në të gjithë vendin.
Në Madrid, pikat kryesore përfshijnë “Picasso – El Greco”, i cili do të shfaqet në Muzeun Prado nga qershori deri në shtator. Kjo ekspozitë do të ndërthurë punën e Pikasos me veprat e një prej influencuesve më të mëdhenj të tij, artistit të Rilindjes, Le Greco.
Adhuruesit e artit mund të shikojnë gjithashtu “The Last Picasso 1963-1972”, një përmbledhje e 10 viteve të fundit të jetës së artistit, e cila shqyrton trashëgiminë e tij përmes syve të artistëve bashkëkohorë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga maji deri në shtator në La Casa Encendida.
Gjatë gjithë vitit do të organizohen edhe aktivitete për fëmijë në Muzeun Prado dhe Muzeun Reina Sofía.
Kur organizohet Primavera Madrid 2023?
Nëse jeni të pasionuar pas muzikës, atëherë do të gëzoheni kur të dëgjoni se Primavera Sound Festival do të organizohet në Madrid në vitin 2023.
Për herë të parë, festivali kryesor i muzikës në Barcelonë, i cili tashmë është eksportuar në Amerikën e Veriut dhe të Jugut, do të zhvillohet në të dyja qytetet spanjolle. Eventi i Madridit do të zhvillohet në fundjavën e 8-10 qershorit, ndërsa në Barcelonë do të zhvillohet një fundjavë më përpara.
Festivali do të organizohet në Ciudad de Rock në Arganda del Rey dhe do të përfshijë mbi 200 grupe dhe artistë, ku bëjnë pjesë Depeche Mode, Kendrick Lamar dhe Blur.
Nëse shpresoni ta vizitoni qytetin pak më vonë gjatë verës, Festivali Mad Cool zhvillohet në datat 6-8 korrik dhe do të ketë Arctic Monkeys, Metallica dhe Dua Lipan. / Euronews