Kërkesa për letrën e ricikluar në botë është rritur me rreth 70 milionë tonë, ose 45% në dhjetë vitet e fundit. Kërkesa e tregut aziatik kryeson këtë rritje. Sipas studimeve të tregut ndërkombëtar të letrës, kontinenti aziatik rriti kërkesën me 60 milionë tonë dekadën e fundit. Vetëm Kina regjistroi një rritje prej 260% të kërkesës për letër të përpunuar, e nxitur nga kërkesa e lartë e ambienteve të zyrave.
Në pesë vitet e ardhshme, studimi vë në dukje se kërkesa për letër do të vazhdojë të rritet në mënyrë të përshpejtuar, veçanërisht nga rajonet e varfra me fibër. Kina dhe India janë dy tregjet që do diktojnë kërkesën e viteve të ardhshme si për letrën e ricikluar, edhe atë të prodhuar nga druri. Kjo tendencë është e kundërt me furnizimin e kufizuar të letrës në vendet e zhvilluara. Sipas studiuesve të tregut, kufizimi i furnizimit me lëndë të parë rrezikon të sjellë rritje të çmimit të letrës gjatë viteve të ardhshme. Alpha
Përpjekjet e qeverive kineze dhe prodhuesve të letrës për të rritur grumbullimin e letrës në tregun prej 1.3 miliardë banorësh pritet të kenë një efekt ekuilibrues në furnizimin dhe çmimin e letrës, por nuk janë të mjaftueshme për të plotësuar të gjithë rritjen e kërkesës. Importet vazhdojnë të luajnë rol të rëndësishëm për këtë treg.
Industria e përpunimit të letrës është e kryesuar nga Amerika e Veriut (Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja), nga Europa Veriore (Finlandë, Suedi, Verilindja e Rusisë) dhe vendet e Azisë Lindore si Kina, Japonia dhe Koreja e Jugut.
Edhe Australia e Brazili kanë gjithashtu një numër të konsiderueshëm ndërmarrjesh të përpunimit të letrës.
Tregu global i letrës pritet të mbërrijë në 446 milionë tonë deri në 2015-n, sipas raportit të industrisë globale. Ky treg po lulëzon falë përdorimit të gjerë në sektorin e paketimit, i nxitur pothuajse në të gjitha vendet e botës. Ajo ka bërë të pandjeshme rënien e shpenzimit të letrës në zyra, që erdhi me përdorimin e internetit.
Në 2015-n, tregu global i letrës do të jetë 446 milionë tonë
Vendet kryesore prodhuese të letrës
Kina 92.6 mijë tonë
Shtetet e Bashkuara 75.85
Japoni 27.3
Gjermani 23
Kanada 12.7
Finlandë 11.7
Suedi 11.4
Kore e Jugut 11.1
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.