Lufthansa ka pezulluar të gjitha fluturimet për dhe nga Kina deri më 24 Prill, ndërsa me Terheran deri në 30 Prill për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Në një deklaratën në fillim të kësaj jave Lufthansa tha se po rregullonte dhe rishikonte edhe fluturimet e saj drejt veriut të Italisë.
Ajo tha që Austrian Airlines po shkurtonte fluturimet për në Itali në Mars dhe Prill me 40 për qind ndërsa Brussels Airlines po shkurton fluturimet për në Romë, Milano, Venecia dhe Bolojna me 30 për qind deri në 14 Mars.
Swiss Airlines ndoshta do të shkurtojë disa shërbime për një pjesë të Italisë deri në fund të Prillit ndërsa Eurowings po zvogëlon kapacitetin në disa destinacione italiane deri në 8 Mars, shkruan Reuters.
Sipas kompanisë ajrore është shumë herët për të vlerësuar ndikimet që ka pasur virusi në fitimet e saj, ndërsa kjo pritet të shihet në raportin që Lufthansa do të publikojë në 19 Mars.