Për shkak të deficitit buxhetor, qeveria e Malit të Zi po rishikon buxhetin, masë e cila duhet të merret deri në fund të muajit korrik për të shmangur problemet e mëdha me financat publike.
Ministria e Financave tha se rreth 60 milionë euro po humbasin vetëm për të paguar borxhet e Fondit të Shëndetit Publik.
Ministri Rasko Konjevic tha se rishikimi i buxhetit është i pashmangshëm dhe duhet të futet në axhendën e parlamentit sa më shpejt që të jetë e mundur.
Buxheti për vitin 2016 është 2 miliardë euro, por qeveria parashikon që të marrë 700 milionë euro hua nga bankat tregtare.
Për të paguar borxhet e vjetra, Mali i Zi ka nevojë për 400 milionë euro, ndëesa 250 milionë euro do të duhen për ndërtimin e autostradës Bar-Boljare e cila financohet me kredi nga bankat kineze.