Kompania “Hajsted limited” me seli në Britaninë e Madhe do të jetë pronarja e re e qendrës tregtare më të madhe në Maqedoni “City Mall”. Për t’ia arritur qëllimit, kompania britanike do të blejë kompaninë “Balfin MK” e cila është aksionere mazhoritare e qendrës tregtare, bën të ditur eMagazin.
“Balfin MK” është pjesë e kompanisë mëmë “Balfin Group” me seli në Shqipëri dhe me aksioner kryesor biznesmenin Samir Mane.
“City Mall” vlerësohet afërsisht në 70 milionë euro. Përveç qendrës tregtare, në Maqedoni, “Balfin group” posedon edhe kompaninë për tregti të aparateve elektroshtëpiake “Euromedia”.