Njëzetenjë hidrocentrale të vegjël me një kapacitet të instaluar prej 23 MW dhe prodhim vjetor të parashikuar prej 87 GWh do të ndërtohen në Maqedoni gjatë tre viteve të ardhshme, një investim që vlerësohet të arrijë në 40 milionë euro.Dy kompani italiane dhe tetë maqedonase do të ndërtojnë hidrocentralet, pas nënshkrimit të marrëveshjeve të koncesionit në Ministrinë e Ekonomisë.
Ministri Valon Saraqini tha se HEC-et do të ndërtohen në lumenjtë Bistrica, Pena, Brza Voda, Kriva Reka, Odranska, Beloviska, Baciska, Jablanica, duke e çuar numrin total të marrëveshjeve të koncesionit në 68. “47 marrëveshjet e mëparshme përfshijnë HEC-e me kapacitet total të instaluar prej 34,7 MW dhe prodhim vjetor prej 140 GWh”, shtoi ai. Investimi total për të gjitha hidrocentralet ka një vlerë prej rreth 100 milionë eurosh.
|