Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Maqedoni kanë hyrë një total 132 milionë euro investime të huaja direkte. Banka Kombëtare e Maqedonisë bën të ditur se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar bëhet fjalë për rreth 14 milionë më shumë investime.
Muaji më i keq për investime ishte qershor kur, sipas të dhënave të Bankës Kombëtare të Maqedonisë investimet ishin më pak se një milion euro. Shumica e investimeve në gjysmën e parë të viti 2014 vijnë nga Zvicra, 118 nga 132 milionë eruro nga investimet e përgjitshme direkte në vendit.
Përveç Zvicrës, në mesin e pesë investitorëve më të mëdhenj në Maqedoni hyjnë Turqia, Ukraina, Gjermania dhe Britania.
Analizuar sipas sektorëve, investimet e mëdha janë regjistruar në miniera me 35 milionë euro, prodhimtari 31 , ndërtimtari 22 dhe shërbime 19 milionë euro.