Shtëpitë automobilistike të huaja, që kanë humbur pjesë tregu ndaj rivalëve vendas në Kinë, kanë rritur eksportet nga tregu më i madh i automjeteve në botë, duke zënë më shumë se një të pestën e eksporteve totale të makinave të vendit vitin e kaluar, sipas të dhënave të sektorit.
Në vitin 2023, vlerësohet se Kina do ta ketë kaluar Japoninë si eksportuesi më i madh i makinave në botë, falë mbi të gjitha fuqisë së kompanive vendase si Chery, SAIC, Geely dhe BYD.
Vitin e kaluar, edhe 18 marka të huaja, të udhëhequra nga Tesla, eksportuan gjithashtu 910.000 automjete nga Kina, e barabartë me 22% të 4.1 milionë njësive totale të eksporteve të makinave të Kinës, sipas të dhënave të Shoqatës kineze të Prodhuesve të Automobilave (CAAM).
Vetëm Tesla eksportoi 344.000 makina elektrike nga impianti i saj në Shangai, fabrika më e madhe në nivel botëror, në Azi, Europë, Australi dhe Zelandë e Re.
Edhe Ford Motor dhe General Motors ishin gjithashtu ndër eksportuesit më të mëdhenj, me rritje të eksporteve të tyre të kombinuara prej 21% nga viti 2022.
Markat e huaja më të rëndësishme kanë ndryshuar strategjinë e tyre në Kinë për të rritur eksportet.
Ford, për shembull, vitin e kaluar eksportoi 69% të SUV Territory, i krijuar posaçërisht për tregun kinez.
Marka koreanojugore Kia Corp më se dyfishoi eksportet në Kinë vitin e kaluar, duke e dërguar pjesën më të madhe të prodhimit të makinave të saj jashtë vendit. Edhe markat japoneze dhe gjermane kanë rritur eksportet nga Kina.
/ Reuters
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.