Edhe strukturat spitalore private do të jenë në dispozicion për të luftuar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri. Ky është vendimi i marrë nga Ministria e Shëndetësisë, moszbatimi i të clilit dënohet me gjobë.
“Akti normativ hyri në fuqi dhe nga sot ka forcën e ligjit deri në përfundimin e luftës
Ndër të tjera:
- Në varësi të dinamikës së spitalizimit të të prekurve nga Covid-19, me urdhër të ministrit përgjegjës për Shëndetësinë, vendosen në dispozicion edhe strukturat private spitalore, ambulatore, hoteliere, autoambulancat dhe personeli përkatës, shëndetësor e mbështetës.
- Moszbatimi i këtij urdhëri dënohet me gjobë në masën 5 000 000 (5 milionë) lekë. Në rast mosbindjeje pas vendosjes së gjobës, struktura përkatëse vendoset forcërisht në dispozicion të shërbimit publik shëndetësor dhe personeli përkatës është i detyruar të shërbejë nën drejtimin shtetëror të strukturës gjatë gjithë kohëzgjatjes së infeksionit”, shkruan kryeministri Rama.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.