Mbifaturimet, UKT: Pagesa vetëm për konsumin real, kompensim nëse është paguar tepër

02/03/2016 4:09 PM 0 komente

Administrata e re e Ujësjellës Kanalizme Tiranë, njoftoi qytetarët e Tiranës se të gjitha subjektet e mbifaturuara në muajin Janar, nuk do të paguajnë asnjë qindarkë më shumë nga konsumi real i regjistruar nga matësi i tyre. Për të gjitha subjektet të cilat kanë marrë një faturë të fryrë do të aplikohet zgjidhja sipas rasteve :

1. Të gjitha subjektet të cilat janë mbifaturuar në muajin Janar dhe e kanë paguar atë vlerë, do të kompesohen në faturën e çdo muaji në vazhdim deri në likuidimin total të vlerës së paguar. Për të rifilluar më pas me faturimin normal sipas konsumit real mujor.

2. Të gjitha subjektet të cilat janë mbifaturuar në muajin Janar dhe nuk e kanë paguar ende këtë faturë, do të marrin një faturë me vlerë minus bashkë me faturën e muajit Shkurt. Të dyja këto fatura, do të thotë leximin real te muajit Janar dhe atë të muajit Shkurt, do të mund t’i paguajnë deri në datën 28 Mars pa asnjë kamatë-vonesë .

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of