Menaxhimi i pyjeve 2020, lejohet shitja e drurëve nga fondi pyjor për familjet në nevojë që përfitojnë ndihmë ekonomike

30/12/2019 12:00 PM 0 komente

Menaxhimi i pyjeve për vitet 2019-2022 ka qenë tematikë e nxehtë për shkak të problematikave dhe gjendjes në Shqipëri të fondit pyjësor. Por, një anë e parashikuar për vitin e ardhshëm, është ai i ndikimit social të ndryshimeve ligjore. Një ndër këto ndryshime përfshin lejimin e shitjes së drurit nga fondi pyjor për familjet në nevojë që përfitojnë ndihmë ekonomike, kryesisht në zona rurale.

Ndikime sociale të drejtëpërdrejta te komunitetet, më tej shpjegohet, se lidhen me faktin që nëpërmjet politikave të reja referuar opsionit të preferuar, bëhet përforcimi i statusit të pyjeve si një pasuri me vlerë kombëtare si dhe ridimensionimi i rëndësisë dhe peshës së pyjeve në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të vendit.

-Pyjet si pasuri e përbashkët, ku të drejtat dhe detyrimet, rregullohen në raport të drejtë mes përfitimit dhe detyrimeve, të shoqërisë në tërësi, duke i dhënë prioritet zhvillimit rural, komuniteteve lokale dhe shtresave vulnerabël të shoqërisë (opsioni i preferuar parashikon të drejtën e përdorimit të fondit pyjor dhe të gëzimit të fruteve që rrjedhin prej FPK, nga personat që u janë dhënë në përdorim pjesë të fondit pyjor, në masën që kanë nevojë për vete dhe për familjet e tyre. Familjeve dhe komuniteteve në zonat rurale u njihet e drejta e përdorimit të sipërfaqeve të fondit pyjor në afërsi të fshatit.

-Në kuadër të politikave sociale për zbutjen e varfërisë, shtrohet opsioni i dhënies të së drejtës së shitjes së materialit drusor të vjelë nga fondi pyjor për familjet në nevojë që përfitojnë ndihmë ekonomike). Ky opsion gjithashtu adreson disa çështje me karakter gjinor, duke synuar fuqizimin e rolit të gruas në përputhje me parimin e barazisë gjinore (gratë përbëjnë një forcë të konsiderueshme pune dhe janë kontribuese të rëndësishme në zonat rurale, por ato pozicionohen në nivelin më të ulët përsa i takon prosperitetit ekonomik, pjesëmarrjes dhe proceseve vendim marrëse, kjo për shkak të pabarazisë gjinore që shoqërohet me një kosto të lartë ekonomike për vendin).

– Ndaj, politika synon të krijojë mbështetjen shumë dimensionale për të garantuar barazinë gjinore përmes sigurimit të një qasje të barabartë, sigurimit të të drejtave të barabarta dhe eliminimit të formave të ndërvarësisë. Konkretisht, qëllimi kryesor i opsionit të preferuar është zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të pyjeve, që kontribuon për një jetë më të mirë, për shoqërinë sot dhe brezat e së ardhmes, duke rregulluar marrëdhëniet në sektorin e pyjeve, që kanë ndikim thelbësor në cilësinë e mjedisit natyror, në zhvillimin e bujqësisë, energjisë dhe turizmit, në uljen e varfërisë, zhvendosjen e popullsisë, zbutjen e konflikteve dhe pabarazive me bazë sociale, gjinore, si dhe në sigurinë e vendit.

-Konkretisht ky opsion bën përcaktime në lidhje me respektimin e parimit të barazisë gjinore në disa aspekte: tek e drejta e përdorimit të fondit pyjor kombëtar për nevojat e komuniteteve rurale, në përputhje me politikat për zhvillimin rural, duke njohur përgjegjësitë për ruajtjen dhe kujdesin ndaj pyllit; tek garantimi i koordinimit, bashkëveprimit dhe angazhimit të strukturave përgjegjëse për pyjet në nivel qëndror dhe vendor si dhe të aktorëve të tjerë (ojf, biznese, komunitete, etj.); tek mbështetja teknike që ofron struktura përgjegjëse për qeverisjen e pyjeve në bashkinëpërmjet këshillimit dhe organizimit të trajnimeve të pronarëve privatë dhe të përdoruesve të pyjeve publikë dhe organizatave të tyre; gjatë ngritjes së strukturave bashkiake përgjegjëse për pyjet brenda territorit të tyre; apo tek veprimtaritë kërkimore e shkencore në fushën e pyjeve që kryhen nga institucione arsimore e shkencore, subjekte juridikë e fizikë, që përmbushin kushtet dhe kriteret, sipas legjislacionit të posaçëm në fushën kërkimore-shkencore, duke konsideruar edhe respektimin e barazisë gjinore.

-Formalizimi i plote i sektorit pyjore do siguroje me shume te ardhura ne financat publike, duke u rikthyer keshtu ne formen e investimeve per komunitetet qe jetojne ne zonat rurale.Ndikime sociale indirekte, i referohen edhe uljes së paligjshmërisë në pyje dhe rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike në fondin pyjor kombëtar. Në këtë kuadër, përcaktimi i detyrimeve konkrete për çdo institucion pjesë eqeverisjessësektorit të6

pyjeve, nënivel qëndor apo vendor, përfshirëedhe grupet e interesit, qartësimi i funksioneve të tyre, në veçanti i strukturave përgjegjëse për pyjet në bashki/ZM dhe forcimi i rolit të strukturave komunitare pranë bashkive, do të ndikojë në parandalimin e rasteve abuzive, zjarreve, por edhe të veprave penale që mund të kryhen në FPK.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of