T’i përgjigjes pyetjes “cilat janë pikat tuaja të dobëta?” duke e përshkruar veten si një perfeksionist apo një workaholic do të ngjallte pakënaqësi te Tom Gimbel, CEO i agjencisë së rekrutimit të personelit LaSalle Network.
“Oh, po, kjo është një dobësi e vërtetë” – thotë Gimbel, me përvojë 25-vjeçare në fushën e punësimit. “Ju doni të jeni të përsosur dhe ju punoni gjithë kohës. Është një përgjigje e gënjeshtërt”.
Kur Gimbel ua bën kandidatëve këtë pyetje, ai po kërkon dy aspekte: që të jeni të vetëdijshëm dhe se gjeni zgjidhje për dobësitë tuaja.
“Pyetja e vërtetë që bëjnë punëdhënësit nuk është cilat janë dobësitë tuaja, por cila është zgjidhja juaj për t’i përmirësuar ato” – shpjegon Gimbel.
Si mund të jepni një përgjigje të përshtatshme: Mendoni për një aftësi teknike ose të butë që dëshironi të përmirësoni dhe se si po veproni në të vërtetë.
Ju mund të diskutoni, për shembull, se nuk jeni aq i shpejtë në një softuer të caktuar që lidhet me punën tuaj dhe keni kuptuar se duhet të trajnoheni për të.
“Kjo është një zgjidhje dobësie – thotë Gimbel. – Të gjithë kemi pika të dobëta dhe duhet të pranojmë atë gjë të cilën nuk jemi të zotë që ta bëjmë”.
Në përgjithësi, këshilla e parë e nënvlerësuar e Gimbel-it për të shkëlqyer në një intervistë pune është të jeni të përulur: “Jini të sinqertë në lidhje me dobësitë tuaja”.
/ CNBC