Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i shoqeruar nga Ministri i Bujqësise z. Edmond Panariti ishte ne Fushë-Krujë për të vëzhguar nga afër investimin mbi pemtarinë dhe serat, një investim që brenda pesë viteve do përthithë një shumë prej 20 milionë eurosh.
Ne fjalen e tij z. Meta shprehu kenaqesine e rikthimit pas 4 muajsh ne kete vend, per te pare nga afer fuqine trasformuese ne fushen e bujqesise, ku po perfundon mbjellja e 28 hektarëve peme frutore me fidane te certifikuar, por edhe ndertimin e serave per prodhimin e perimeve bujqesore, ashtu sikurse ftoi investitoret shqiptare te investojne ne kete fushe.
“Eshte e rendesishme qe investitoret te orientohen nga bujqesia se kthyeshmeria e investimit eshte shume e shpejte, interesi i fitimit eshte shume i larte dhe jam i bindur qe Qeveria do mbeshtese akoma me tej edhe iniciativa te tjera qe shprehin fuqine e partneritetit publik edhe privat ne vendin tone”, tha Meta.
Me tej, Meta u shpreh i kenaqur me punesimin ne kete projekt te 50 banoreve te zones, numer qe do te rritet me 200 brenda gjashte muajve dhe synon te shkoje ne 500 te tille deri ne mbyllje te projektit 5-vjeçar.
/ Top Channel
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.