Komisioni i Ekonomisë miratoi sot shkarkimin e Adrian Civicit si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
Kreu i saj, Erion Braçe bëri thirrje, që insitucionet përgjegjëse të zbatojnë ligjin, pasi janë tejkaluar afatet për emrat e Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së.
“ Të bëhen seanca dëgjimore me 15 kandidatët për KM, të zgjidhet paligjshmëria për dy kandidatët, të cilët rezultojnë aktivë në forumet e PD-së”, u shpreh Braçe, për kandidaturat e Dhori Kule dhe Petraq Milo.
Adrian Civici ka dhënë dorëheqjen e tij që në 9 shtator të këtij viti dhe pas 3 muajve, iu miratua.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.