Video News Monitor

MONITOR EKONOMI 27. Bizneset hapen, por nuk kanë punë. Qeveria po planifikon kredi për likuiditet

27/04/2020 8:20 PM 0 komente

Bizneset: në rastin më të mirë do të jemi në krizë deri në shtator

Ndonëse kanë ngritur qepenët, për bizneset nuk ka punë. Konsumi tashmë është përqëndruar vetëm në produktet bazë. Kjo është reflektuar edhe në të ardhurat e tatimeve, duke ulur me 25% mbledhjen e TVSH-së për muajin mars. Drejtoria e tatimeve po parashikon një fond të dytë kredie në dispozicion të bizneseve vetëm për likuiditet.

Një javë më parë u hapën edhe aplikimet për paketën e dytë ndihmëse të qeverisë, bonusin 3 mujor prej 40 mijë lekësh, që gjithsesi shihet me skepticizëm nga bizneset përfituese.

Cfarë po ndodh me tregun imobiliar gjatë pandemisë

Edhe pse janë në listën e bizneseve të hapura, në agjencitë imobiliare tashmë nuk troket askush për të blerë një apartament. Nga kjo situatë, deri tani, ende nuk është parë ndonjë reflektim në cmimet e shitjes apo të dhënies me qera. Sesi do të jetë e ardhmja nuk mund të parashikohet, por pasoja psikologjike e pasigurisë, do të diktojë një frenim të investimeve në tregun imobiliar.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of