Banca Monte dei Paschi di Siena SpA, e cila u zotua të reduktojë bilancin e saj me një çerek dhe të ‘kufizojë’ tregtinë, siguroi miratimin e Bashkimit Evropian për një paketë shpëtimi prej 3.9 miliardë-euro (5.3 miliardë dollarë) dhe 13 miliardë euro garanci shtetërore.
Komisioni Evropian tha se është i kënaqur që planet e bankës për të siguruar fonde nga investitorët dhe për të shlyer pagesën e paketës së shpëtimit brenda pesë vjetësh do të ndihmojnë që Bankës ti rikthehet ‘aftësia’ për të funksionuar në terma afatgjatë . Banka do të shkurtojë shpenzimet operative, pagat e menaxhimit dhe do të reduktojë profilin e saj të rrezikut me anë të kufizimeve në aktivitetet e saj tregtare si dhe më anë të një profili më të vogël në obligacionet kombëtare, tha autoriteti i BE-së.
Monte Paschi, huadhënësi i tretë më i madh i Italisë, ka premtuar të shkurtojë edhe 3,360 vende pune dhe të rrisë kapitalin gati 3 miliard euro vitin e ardhshëm në mënyrë që të sigurojë ndihmë për të përmbushur kushtet e ashpra të BE-së, pas zbulimeve se banka fshehu humbje nga llogaritë. Banka kërkoi ndihmën e qeverisë pasi ‘grumbulloi’ humbje nga parashikimet mbi borxhin kombëtar italian në mes të viteve 2009 dhe 2011.