MSH: 653 raste të reja dhe 15 humbje jete

01/03/2021 5:48 PM 0 komente

Janë kryer 3119 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 653 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 234 raste në Tiranë, 41 raste në Vlorë, 33 raste në Korçë, 26 raste në Durrës, Mirditë, 25 raste në Fier, Sarandë, 20 raste në Shkodër, 16 raste në Gjirokastër, Tepelenë, 14 raste në Skrapar, 12 raste në Lushnje, Librazhd, 11 raste në Berat, Delvinë, Gramsh, 10 raste në Lezhë, 8 raste në Kurbin, Pogradec, 7 raste në Elbasan, Kavajë, 6 raste në Devoll, Përmet, Kolonjë, Kuçovê, 4 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Vau Dejës, Bulqizë, Peqin, 3 raste në Krujë, Pukë, Mallakastër, Malësi e Madhe, Vorë, 2 raste në Rrogozhinë, Selenicë, Memaliaj, 1 rast në Has, Belsh, Dibër, Prrenjas, Shijak, Maliq, Patos, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Roskoveci, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavajë, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-82 vjeç.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of