Flet Fjoralba Prifti, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë
A mund të bëjmë një përmbledhje të profilit të Muzeut në lidhje me statusin që mban, koleksionin e objekteve që përfshin dhe vlerën që paraqet ai mes muzeve në vend për periudhën që përfaqëson?
MKAM u krijua në vitin 1980, dhe përmban një nga koleksionet më të pasura të Mesjetës, të Artit Bizantin dhe Postbizantin, si dhe objekteve të tjera joreligjioze. Në fondet dhe ekspozitat e tij numërohen rreth 8000 objekte, (ikona, gur, dru, copë dhe metale).
Këto artefakte janë dëshmi e qartë e pasurisë sonë artistike dhe trashëgimisë kulturore.
Me një gamë shumë të gjerë, shumë prej tyre janë objekte religjioze, ku për fenë shpenzohej ar dhe kohë, krijohej art dhe bëheshin luftëra për pushtet, por dhe shumë të tjera, kanë karakter dekorativ apo funksional.
Të gjitha këto, kanë pasur një vend dominues në jetën e përditshme të asaj kohe.
Pas një periudhe të gjatë mesjetare, të një historie mbijetese, të popullit tonë, të një lufte të pafund, ku sundues të ndryshëm gjithmonë kanë tentuar për të përvetësuar apo për të nënvlerësuar trashëgiminë tonë kulturore, dhe falë disa heronjve të kohës diktatoriale, të cilët arritën të shpëtonin një numër të konsiderueshëm ikonash, nga shkatërrimi i ideologjisë komuniste, ne sot mund të admirojmë Artin Bizantin në MKAM.
Ne sot mund t’i vështrojmë këto ikona në dru apo relieve të gdhendura në gur, jo si objekte fetare, por të zbulojmë në to artin e vërtetë figurativ, që është kultivuar në shekuj. Mund të zbulojmë teknikat, temat, jetën e përditshme, ushqimin, kostumet, traditat dhe mbi të gjitha të dalin në pah shprehjet individuale të artistëve të cilët kanë shënuar një emër në ikonografinë shqiptare.
Duke filluar nga ikonat anonime të shek.. 14, të gjendura në zonën e Korçës, të cilat dallohen për linja elegante, por njëkohësisht edhe të forta. Tepër sugjestive dhe mistike njëkohësisht, mbartin vlera të vërteta artistike. Të tilla janë: Kryeengjëlli Mikael apo Shën Maria me Krishtin, e gjetur në kishat-guvë në Prespë.
Tepër reale dhe komplekse, me ngjyra të forta, me portrete plot jetë dhe dritë, me peizazhe unike, paraqiten kryeveprat e Onufrit. Figurat simbolike, skenat biblike, ndërthuren me rregullat e artit Bizantin, me Rilindjen Italiane, si dhe Artin Gotik, i cili dominonte Europën Qendrore në atë kohë.
Muzeu krenohet me emra të tjerë të rëndësishëm si Nikolla (I biri), apo dhe Onufër Qiprioti, (pasardhës të denjë të Onufrit të madh, apo Kostandin Jeromonaku, Kostandin Shpataraku, i mrekullueshëm me miniaturat e tij, përfaqësues të artit Pasbizantin.
Kryemjeshtri David Selenica, vëllezërit Zografi, Çetiri etj., të cilët lanë pas, jo vetëm një numër madh afreskesh nëpër kisha, por edhe ikonash, me një cilësi të lartë artistike, si dhe ishin nismëtarë të disa shkollave të ndryshme lokale.
Gjatë kohës së diktaturës, ku lufta kundrejt fesë, besimit religjioz, objekteve të kultit ishte kthyer në qëllimin kryesor, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, u strehua pikërisht nën kupolën e një prej kishave kryesore të qytetit të Korçës, “Burimit Jetëdhënës”, e cila, qoftë në mënyrë simbolike, por edhe të drejtpërdrejtë, i dhuroi dhe mbajti në jetë shumë vlera të vërteta historike, artistike, dhe dëshmoi një traditë dhe kulturë të popullit tone ndër shekuj.
Tashmë MKAM, prej vitit 2016, ndodhet në një ndërtesë bashkëkohore, me të gjithë parametrat e duhur, për një ekspozim dhe konservim ideal të këtyre vlerave të paçmueshme.
Arti Mesjetar reflektohet në harmoni me arkitekturën moderne. Mbizotërojnë ngjyrat bizantine, njëkohësisht dhe mistika e një bote tjetër, duke e sjellë eksperiencën në muze krejt të veçantë dhe shumë mbresëlënëse.
Pjesë e pandashme është Laboratori i Restaurimit, Konservimit, Mirëmbajtjes, pastrimit, studimit dhe zhvillimit, i përbërë nga specialistë të afirmuar, të cilët jo vetëm përkujdesen për artefaktet, por përherë nxjerrin në dritë, kryevepra nga e kaluara, të pazbuluara më parë.
MKAM punon për realizimin e strategjisë mbi trashëgiminë kulturore, artin, kulturën dhe vlerave që mbart. Gjithashtu, parashikon si objektivat e tij të ngushta në fushat e mëposhtme si: ruajtjen, konservimin, restaurimin, ekspozimin, edukimin, mirëmenaxhimin, vlerësimin, studimin dhe promovimin për kulturën dhe trashëgiminë kulturore, si dhe synon stimulimin e interesit për kulturën dhe artet, përkundër dhe shumë sfidave.
Si është interesi i turistëve për të vizituar këtë muze, si janë shifrat e vizitueshmërisë nga viti në vit?
Interesi i vizitorëve ka qenë gjithmonë në rritje, ku më të shumtët dhe ata më të interesuarit kanë qenë të huajt.
Qyteti i Korçës dhe muzeu ynë, kanë qenë gjithnjë të vizituar, kryesisht nga turistët francezë, dhe më pas ata spanjollë, italianë, holandezë, gjermanë, etj., numri i të cilëve u rrit ndjeshëm në vitin 2023. Edhe nga kontinentet e tjera ka pasur gjithashtu një numër të shtuar vizitorësh.
Si është raporti i vizitorëve të huaj dhe vendas dhe cilat janë përshtypjet që merreni kryesisht nga të huajt për këtë muze, çfarë u bën përshtypje më shumë?
Tashmë MKAM është një destinacion, i cili nuk lihet pa u vizituar dhe vizitorët shpesh shprehen të befasuar dhe tepër vlerësues jo vetëm mbi “koleksionin e pasur dhe tepër unik në botë” – (i vlerësuar kështu nga shumë ekspertë të huaj), historinë se si është mbledhur ky koleksion, por edhe për mënyrën se si veprat ikonografike qëndrojnë në harmoni me një ndërtesë me arkitekturë moderne dhe bashkëkohore.
Cili është ndikimi në ekonominë lokale që mendoni se ka ky muze në plotësimin e ofertës turistike të rajonit të Korçës me aspektin kulturor, bizneset afër tij apo edhe në qytet, që janë të lidhura me aktivitetet kulturore (numri i guidave të dedikuara për qytetin që përfshijnë edhe këtë si pikë të rëndësishme për t’u vizituar, dyqane suveniresh etj.)?
Në vitin 2023, i cili tejkaloi pritshmëritë dhe shënoi numrin më të lartë të vizitorëve, rreth 31 mijë vizitorë vendas dhe të huaj, ku të huajt zënë rreth 60% të vizitorëve, të cilët gjithashtu kontribuuan drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave.
Sipas analizës për tremujorin e parë të vitit 2024, shifrat janë në dhe premtuese për një tejkalim të numrit të vizitorëve, ku krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, janë rreth 30% më shumë, dhe kjo reflektohet dhe në rritjen e të ardhurave.
Duke qenë se muzeu është një nga atraksionet kryesore të qytetit, ndikimi në ekonominë lokale është i drejtpërdrejtë, ku interesi i vizitorëve nuk qëndron vetëm në vizitën në muze, por shoqërohet edhe në destinacionet e tjera të trashëgimisë kulturore dhe në dëshirën për t’u përfshirë në jetën, traditat, aktivitetet e ndryshme dhe për të njohur sa më mirë me kulturën e qytetit apo dhe rajonit.
Cilat janë format që përdorni për të promovuar këtë Muze dhe si e prisni që të jetë ky vit sa i takon vizitueshmërisë, duke qenë se parashikohet të kemi një vit të mirë turistik në tërësi?
Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar vazhdon të mbledhë, të ruajë dhe të interpretojë vlerat dhe historinë. Me koleksionin e tij shumë të pasur, programet e ndryshme, ekspozitat, aktivitetet, muzeu vazhdon të cilësojë veten si një institucion dinamik, i cili rrit dhe vlerëson më shumë jetën kulturore të komunitetit tonë.
Disa nga prioritetet strategjike janë: programet e ndryshme edukative, ku në fokus janë fëmijët, brezat e rinj, të cilët jo vetëm njihen me historinë, me paraardhësit e tyre, me trashëgiminë kulturore, por sofistikojnë shijet dhe përgatiten për një të ardhme, të konsoliduar për sa u përket vlerave të vërteta artistike.
Promovimi i Muzeut, në shumë forma të ndryshme, si zhvillimi i shumë aktiviteteve, përfshirja e publikut, jo vetëm vendas, mundësitë për studim, informim, njohje, shfaqja dhe publikime në rrjetet sociale, format e reja teknologjike, dixhitale dhe mënyrat e ndryshme si ato qasen kundrejt njerëzve dhe krijimi i lidhjeve midis agjencive turistike vendase dhe të huaja, sjell jo vetëm një numër te lartë vizitorësh, njohje dhe interes, në shkallë të gjerë, bashkëpunime dhe projekte të reja me muzetë homologë në shumë vende të ndryshme, por dhe rritje të vlerave ekonomike.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Nga kontabilistët, audituesit, ekonomistët e deri tek inxhinierët IT, agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme, avokatët janë grupet që presin efekte negative në aktivitet nga zbatimi i ligjit të ri Dorina Azo Eduard Milushi, me profesion inxhinier software në pamundësi ekonomike për të…
Depozitat bankare të biznesit u rritën me ritme të shpejta edhe vitin e kaluar, duke konfirmuar një tendencë ekspansioni disavjeçar. Që prej fillimit të vitit 2020, depozitat bankare të bizneseve janë rritur me 85%. Duket se depozitat e bizneseve po përfitojnë nga rimëkëmbja ekonomike dhe…
Kërkesa për makina me qira në muajt e parë të këtij viti shënoi rritje mbi 30%, sipas operatorëve të tregut. Kjo ka ardhur si efekt zinxhir i rritjes së fluksit të turistëve, që gjithashtu ka qenë pak a shumë në këto ritme. Kompanitë që operojnë…
Flet Fabio Penzavecchia, Administrator i “Sicily by Car” Katër muajt e parë të vitit kanë shënuar rritje me rreth 30% të kërkesës për makina me qira në vend, pohon Fabio Penzavecchia, Administrator i “Sicily by Car”, i cili nënvizon se tendenca pozitive pritet të…
Flet Eliana Bakiri, administratore e “Top Tour” Fluksi i vizitorëve drejt Shqipërisë ka rritur kërkesën për makina me qira dhe kjo theksohet nga të gjithë aktorët e tregut. Megjithatë, kompanive ju është dashur që pavarësisht këtij aspekti pozitiv, të amortizojnë zhvlerësimin e Euros përballë…
Brezi Zoomers është jashtëzakonisht i pasur. Brezi “Millenial” ishte më i varfër në këtë fazë të jetës. Po ashtu, edhe brezi “Baby Boomers”, shkruan The Economist Brezi “Z” po merr kontrollin. Në shtetet e pasura, ka të paktën 250 milionë njerëz të lindur midis…
Normat e interesit në Amerikë nuk kanë gjasa të bien këtë vit. Kjo do të ndrydhë tregjet financiare dhe ekonominë botërore Për pjesën më të madhe të vitit, të gjithë, duke filluar nga blerësit e aksioneve dhe blerësit e shtëpive, deri te presidenti Joe…
Shqipëria ka një histori tranzicioni që karakterizohet nga paqëndrueshmëria e lartë e regjimit tatimor. Ligjet, që rregullojnë sistemin tatimor në vend, kanë ndryshuar aq shpesh, saqë e kanë…
Jeta e vrullshme e viteve të fundit na mbërthen dhe në rast se ka diçka që është bërë shoku i pandashëm i ditëve tona, është stresi. Shumë flitet për stresin apo çrregullimet e shëndetit mendor, pak dihet praktikisht për të. Studime të shumta kanë dalë…
Është prezantuar platforma dhe këndi “Made in Kosova” që synon të ndërtojë një imazh ndërkombëtar të Kosovës përmes misioneve diplomatike dhe konsullore. Përmes të njëjtit pritet…
Demokracia për Zhvillim (D4D) e Kosovës ka publikuar sfidat, dhe problemet me të cilat përballen gratë dhe rëndësia e tyre në shoqëri, nga pesë rajone, Kosova,…
Banka qendrore, lehtëson kërkesat për huadhënie dhe ul parapagimet, për të zbutur ngadalësimin shumëvjeçar. Qeveria kineze njoftoi disa nga lëvizjet e saj më të forta deri…
Copyright Haven van Antwerpen-Brugge/Porti Antwerp-Bruges Shitjet e makinave elektrike në Europë janë relativisht të ulëta, por kjo është vetëm një nga arsyet sepse makinat po…
Autoritetet rregullatore të BE-së deklaruan sot se mediat sociale të “Meta Platform”, Facebook dhe Instagram, do të hetohen për shkelje të mundshme të rregullave të përmbajtjes…
Si adoleshent, Chet Kapoor ëndërronte të punonte për manjatin e teknologjisë, Steve Jobs. Një ditë, ajo ëndërr u bë realitet, kur Kapoor u punësua si praktikant…