Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Aleancën Kosovare të Biznesit ka përfunduar një kërkim në lidhje me profesionet me të kërkuara. Në këtë kërkim thuhet se tregu i punës kërkon profesione për të cilat ndihet mungesa. Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit Agim Shahini thotë se nga kërkimi ka rezultuar se profesioni më i kërkuar lidhet me sektorin e ndërtimit dhe të hotelerisë. “Tregu i punës është zgjeruar dhe po kërkohen profesione që ne ose nuk i kemi janë të përqendruar vetëm në një fushë. Harmonizimi i politikave të aftësimit profesionale duhet të bëhet me nevojat e tregut të punës” tha Shahini.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.