Përkeqësimi I situatës së sektorit të ndërtimit në dy vitet e e fundit është reflektuar dhe në kreditë që ndërtuesit kanë marrë në banka. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, raporti i kredive
me probleme shënon vlerën 37% për kredinë për pasuri të paluajtshme krahasuar me 10% një vit më parë. Ky zhvillim reflekton rritjen e stokut të kredisë me probleme për pasuri të paluajtshme me 383 % ndërkohë që teprica e kredisë për këtë qëllim është zgjeruar me 32.5% në terma vjetorë. Rritja e lartë e stokut të kredive me probleme për pasuri të paluajtshme pasqyron zhvillimet negative në sektorin e ndërtimit, pasi bizneset e përdorin këtë kredi për zhvillimin e pasurive të paluajtshme.
Ndërtimi, pas një cikli lulëzimi 2002-2008, po vuan tashmë pasojat e maturimit të tregut, bllokimit të dhënies së lejeve të ndërtimit, rënies së fuqisë blerëse të individëve dhe reduktimin e huasë bankare. Sektori raporton për një shtim të ndjeshëm të problemeve të likuiditetit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.