Përgjatë viteve, kredidhënia në sistem ka pasur një orientim më të madh në drejtim të biznesit, kredia ndaj të cilit, e shprehur si peshë në portofol, ka ardhur duke fituar terren përkundrejt kredive të dhëna individëve. Sipas raportit 2013 të Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, kjo tendencë është zbutur, dhe raporti midis dy grupimeve, biznesit dhe individëve, ka një tendencë të qëndrueshme gjatë 2 viteve të
fundit. Përbërja e portofolit të kredisë sipas subjektit dhe monedhës përkatëse4 evidenton se rreth 63.0% e
kredisë dhënë biznesit është kredi në monedhë të huaj. Kredia në monedhën EUR zë rreth 87.2%
ndërsa ajo në USD zë rreth 12.8% të portofolit në monedhë të huaj. Pesha e kredisë në monedhë
të huaj për individë, ndaj totalit të kredive për individë qëndron në nivelin 54%. Brenda portofolit të kredisë në monedhë të huaj për individë, kredia në monedhën EUR zë 97.8% të totalit dhe ajo në USD vetëm 1.7%.
Analiza sipas subjektit dhe qëllimit të përdorimit5 të kredisë dëshmon peshën më të madhe të kredisë
“overdraft” për bizneset (23.3%), pasuar nga kredia për “investime për pasuri të paluajtshme”, dhënë individëve (19.2%), kredia për “investime për pasuri të paluajtshme”, dhënë biznesit (18.4%) dhe nga kredia
për “investime për blerje pajisjesh” për biznese (18.1%). Ndërkohë, rritjen më tëartë gjatë vitit 2013, e shfaq kredia “overdraft” dhënë biznesit, e pasuar nga kredia për “investime për blerje pajisjesh” dhënë biznesit. Në të kundërt rënien më të lartë e ka shfaqur kredia për “investime për pasuri të paluajtshme”, dhënë
biznesit (-2.6%).
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.