Kush është marka fituese në Kupën e Botës deri më tani? Ndoshta Nike.
Nëse e keni ndjekur Kupën e Botës, atëherë ka shans të keni pare disa video nga fushata e Nike, Risk Everything Campaign (Rreziko Cdo Gjë). Gjëja më e habitshme në lidhje me fushatën është se sa mendime, kreativitet dhe përgatitje është ‘shpenzuar’ rreth saj, – duke përfshirë një Risk Everything Microsite (një faqe individuale ëeb-i ose një grup i vogël faqesh që supozohet të funksionojnë si një ent i vetëm) që është më e mirë se shumica e faqeve të internetit të markës.
Këtu gjendet një fushatë që ekziston në një tjetër stad. Eshtë ‘marketingu influencues’ (identifikon individët që kanë influencë mbi blerësit potencial) në steroide, marketing me përmbajtje kaq të zgjuar, kaq të ndryshme, kaq të gjallë, dhe nuk është aspak ekzagjerim. Integrimi i tyre i mençur i linjës së historisë së Kupës Botërore, shtrirja e produktit dhe influencuesit do të jenë një rast i ardhshëm studimi rreth mënyrës se si të krijoni një përvojë unike rreth ngjarjeve sportive.
Por a do ‘shpërblejë’ fushata e Kupës së Botës së Nike? Koha do ta tregojë dicka të tillë, por shenjat e para shfaqen pozitive. Nike ka bërë një punë të madhe në përzierjen e shtrirjes së produktit dhe aplikacionit telefonik rreth futbollit që pritet të hidhet së shpejti në treg, me përmbajtje zbavitëse. Në qoftë se ajo lidhje e produkt/ përmbajtjes konvertohet në shitje, të ardhurat e tyre mbi buxhetin gjigand të fushatës do e justifikojnë mundin.
Shefi marketingut të Nike, Davide Grasso mendon se investimi i madh i Nike në fushatat dixhitale dhe sociale ose i ka dhënë tashmë frytet ose pritet ti japë së shpejti. Por një gjë është e sigurtë, fushata e Risk Everything mishëron diçka unike.
Nëse investimi i Nike-së në fushatën e tyre të Kupës Botërore është një tregues i asaj që ne mund të presim nga organizatat e mëdha në të ardhmen – kjo është diçka rreth së cilës ne të gjithë mund të gëzojmë.