Ja gjëja e parë që duhet të bëni kur keni moralin të ulët…
Kur diçka nuk shkon mirë, “bëjini një vizitë trishtimit tuaj”. Kështu thotë Mo Gawdat, drejtues ekzekutiv në Google X, pjesë e kompanisë Alphabet dhe autor i librit “Solve for Happy”.
Gawdat mbajti një fjalim në Nju Jork, në një seminar falas me titullin “Solve for Happy” ku rreth 25 persona kishin ardhur për të dëgjuar se si të zbatonin mentalitetin e tij si inxhinier rreth problemit të pakënaqësisë.
“Të vizitosh” trishtimin mund të duket më shumë si një këshillë nga një psikolog se sa një këshillë nga një inxhinier – mund të duket madje shumë e lehtë për të pasur ndonjë përdorim praktik. Por Gadwat është disi abstrakt kur flet për lumturinë dhe e krahason me ndjesinë e pakënaqësisë me një dhimbje stomaku të papritur.
“Kur ju dhemb stomaku – u tha Gadwat pjesëmarrësve në sallë – gjëja e parë që pyesni zakonisht është: ‘Çfarë kam ngrënë?’”. Merrini po aq seriozisht shqetësimet emocionale. “Të vizitoni” trishtimin, do të thotë në fjalë të tjera, të përpiqeni të kuptoni se çfarë ju “rrëzon poshtë”.
Duket mjaft e arsyeshme. Por problemi që Gawdat ka vëzhguar është i dyfishtë.
Së pari, shumë prej nesh nuk e marrin seriozisht pakënaqësinë, domethënë të pranojmë se po ndiejmë një emocion negativ, ta largojmë nga mendimet tona dhe vijojmë më tej.
Së dyti, shumë prej nesh nuk e kuptojnë kur ndiejnë një emocion negativ. Ndonjëherë është më e thjeshtë të kuptosh se kur ju dhemb stomaku se sa të pranoni pakënaqësinë për atë që është.
Gawdat thotë se “Ne nuk i japim kohë dhe hapësirë vetes për të pranuar” që ndihemi të palumtur.
Kjo do të thotë të mësoni të kontrolloni herë pas here se si jemi. “A jeni në gjendje të ndaleni e të kuptoni se si ndiheni përbrenda?” – tha Gawdat.
Ju nuk duhet t’i sforconi emocionet tuaja negative derisa të largohen – nuk ka asgjë të keqe nëse nuk ndiheni i lumtur.
Ashtu siç thotë Susan David, psikologe në Harvard, është e rëndësishme “të shfaqeni” përpara emocioneve tuaja – t’i njihni, t’i pranoni e të shihni se çfarë po përpiqen që t’ju thonë. Kjo është pikënisja për të zgjidhur problemin që nxit negativitetin.
*Shana Lebowitz
Burimi: Business Insider