Një udhëtim me kroçierë

21/06/2012 10:32 AM 0 komente

Kroçierat do të triumfojnë gjatë këtij viti. Sipas agjencive të huaja, prenotimet për këto udhëtime janë rritur shumë në krahasim me vitin e kaluar. Destinacionet më të preferuara do të mbeten Mesdheu, Amerika e Jugut dhe Lindja e Mesme. Klientela në anijet e lundrimit do të rritet me më shumë se 30%. Kjo do të jetë periudha më e suksesshme e këtij sektori.

 

Përse ky destinacion

Prej sa kohësh ëndërroni pushime speciale? Ndoshta ky mund të jetë momenti i duhur, pasi nuk është aspak e këndshme që t’i lini dëshirat të presin. Ju kemi lexuar në mendje? E kemi fjalën për kroçierat që ofrojnë vërtet një udhëtim të paharruar. Nuk na besoni? Atëherë ja disa arsye. Kroçierat kanë një avantazh të madh: shumë destinacione në një. Kanë çmime vërtet të volitshme. Nga Italia mund të merrni itineraret në detet më të bukura të botës. Mund ta zgjidhni për të kaluar pushimet si familje (për fëmijët ka kënde të krijuar enkas për ta), për muajin e mjaltit ose me shoqërinë. Gjithsesi kroçiera është një vend ku nuk ndiheni asnjëherë vetëm.

Anijet janë vërtet luksoze, në bordin e tyre gjen të gjitha facilitetet që do të dëshironit. Edhe kabinat kanë hapësira të mjaftueshme, ka edhe me tri apo katër shtretër, të pajisura me të gjitha komoditetet.

Argëtimi është gjithashtu i garantuar, sport, animacione, lojëra në grup për fëmijë dhe të rritur. Ka edhe internet, dyqane të këndshme për të bërë shopping, por edhe biblioteka me kënde paqeje dhe qetësie. Nata ka shumë muzikë, shumë spektakël, por edhe teatër. Në kroçierë mund të shijoni edhe takime gastronomike gjatë gjithë ditës. Mund të porosisni pjatat tuaja të preferuara, ka ushqim të freskët dhe cilësor.

Magjia e kroçierës nuk është vetëm në bordin e saj, vazhdon edhe në tokë, ku mund të zbrisni për të zbuluar vende dhe parajsa natyrore. Këto mund të jenë pushimet ideale, si për ata që dëshirojnë sportin, ashtu edhe relaksim. Nuk mungojnë palestrat, hidromasazhet, oazet elegante, qendrat e bukurisë.

 

Ofertat e minutës së fundit

Ju mund të organizoni gjithçka vetë, si të ishit një agjent i specializuar udhëtimi. Mjafton të bëni disa kërkime të hollësishme online. Në faqen “lastminute.it” do të gjeni oferta që nisin nga 224 euro për person. Ju mund të niseni nga Italia, si nga Bari, Ankona, Trieste etj., nga Greqia si Patra, Selaniku etj., por edhe nga Mali i Zi (Kotor).

Pjesa më e madhe e ofertave zgjasin 7 net e 8 ditë, por kjo është në varësi të buxhetit që ju do të keni në dispozicion.

Mund të zgjidhni si destinacion Spanjën, Greqinë dhe Kroacinë duke filluar nga 315 euro për person. Çmimi ndryshon në varësi të akomodimit që ju dëshironi, që mund të jetë kabinë e brendshme, e jashtme ose suitë. Qëndrimi në kabinë të brendshme kushton më pak.

 

Destinacione

Romantike, Europa e Veriut, nga 1,120 euro

Atlantika, speciale Greqia, nga 922 euro

Spanja klasike, nga 315 euro

Kroacia magjike, nga 420 euro

Spanja e qetë, nga 525

Turqia joshëse, nga 420 euro

Por, mund të bëni zgjidhjen e itinerarit të pushimeve tuaja edhe nëpërmjet kompanive të lundrimit (emrit të anijes) me të cilën dëshironi të udhëtoni.

 

Destinacione

Me Msc Crociere:

Splendida, nga 435 euro

Armonia, nga 370 euro

Fantasia, nga 690

 

Me Norwegian Cruise Line:

Epic, nga 359 euro

Spirit, nga 599 euro

Magica, nga 420 euro

 

Me Princess Cruises

Crown Princess, 224 euro

Ruby Princess, 299 euro

Pacific Princ, nga 449

 

Mediterraneo

Royal Caribbean, 399 euro

Msc Crociere, nga 90 euro

NCL, nga 599 euro

 

Këshilla të vlefshme

Nëse vendosni që të bëni një udhëtim në kroçierë duhet të merri me vete veshje sa më komode dhe joformale për ditën. Mirë është që të jenë sa më sportive dhe komode. Duhet të keni parasysh faktin që temperaturat ndryshojnë nga një destinacion te tjetri. Ndoshta një xhaketë e lehtë do t’ju hynte shumë në punë. Mos harroni syzet e diellit, kapelën, sepse veçanërisht në momentet e udhëtimit ndihet era. Mos harroni të shijoni jacuzzi.

Kur vjen puna te mbrëmja, panorama ndryshon. Për netët gala kërkohet një veshje formale dhe elegante.

Duhet të mbani me vete një çantë të vogël për gjërat më të domosdoshme, pasi bagazhet dorëzohen përpara zbarkimit.

Në udhëtime të tilla, tri janë gjërat që duhet t’i keni gjithmonë me vete: para, dokumentet e identitetit dhe karta krediti. Nëse i keni këto, atëherë mund të rrini të qetë.

Nëse nuk dëshironi që të keni surpriza të këqija, ulni në maksimum shpenzime të tilla si pijet alkoolike në masë, fotografi që mund t’ju bëjnë aty e që kushtojnë 13 euro copa etj. Çfarë mund t’ju themi tjetër veçse shijojeni udhëtimin e mrekullueshëm!

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of