Nëse jeni frymëzuar ndonjëherë nga dizajni i detajuar i guaskave dhe krijesave të vogla që gjenden përgjatë vijës bregdetare, atëherë me siguri do ta pëlqeni këtë koncept hoteli unik. Hoteli Nudibranch, i propozuar për zhvillimin e një ishulli turistik në Zhejiang, në Detin e Kinës Lindore, është frymëzuar nga një molusk gastropod. Dizajni përmban dy guaska masive të lakuara, në një peizazh të valëzuar me delikatesë.
Ky koncept është një shembull i shkëlqyer i biomimikrisë në arkitekturë – ideja e një ndërtese ose elementi arkitektonik që imiton një formë ose proces që gjendet në natyrë. Në këtë rast, SpActrum u frymëzua nga struktura ikonike e guaskës së molusqeve nudibranch për formimin dhe fasadën e këtij hoteli unik. Përveç lidhjes së qartë me këtë gjallesë në formën e hotelit, arkitektët përdorën gjithashtu moluskun si frymëzim për qarkullimin në të. Rrugёt e hyrjes dhe të daljes ofrojnë një shteg përmes botës së egër, nëpërmjet urave të përkulura butësisht që ngjajnë me tentakulat e molusqeve.
Përveç dy ndërtesave kryesore në formë guaskash, hoteli përfshin një peizazh masiv të ngritur në lartësi, me sipërfaqe të mëdha lëndinash të dekoruara. Shtigjet që përshkojnë lëndinat i dërgojnë mysafirët në restorantet, spa-në, pishinat dhe komoditetet e tjera të hotelit. Me një dizajn të frymëzuar në një mënyrë të tillë, nuk është për t’u habitur që projekti është Fituesi i Artë i Çmimit A’ Design 2021.
Hoteli Nudibranch është një propozim i guximshëm i frymëzuar nga forma natyrore e nudibranch-krijesave të detit që janë karakteristike të zonës. / My Modern Met