Maqedoni/ Paga minimale, lëshime në sistemin për subvencione

01/11/2017 9:30 AM 0 komente

Kompanitë e industrisë së tekstilit dhe lëkurës kërkojnë të paguajnë kontribute më të ulëta që të mund t’u rrisin pagat punëtorëve që marrin më shumë se paga minimale me ligj prej 12 mijë dinarësh.

Për momentin është krijuar sistemi i “egalitarizmit” që ndikon në mënyrë dekurajuese ndaj punëtorëve më cilësorë dhe për këtë nevojitet zgjidhje e tillë, thotë kryetari i Shoqatës së tekstilit, Angel Dimitrov.

“Kontributet e pagës bruto prej 17.130 dinarësh, ose pagës neto prej 12 mijë dinarësh që arrijnë 5130 dinarë të ngrihen për të gjithë punonjësit që kanë pagë deri më 18 mijë dinarë ose të paguajnë kontribute fikse prej 5130 dinarë. Në këtë mënyrë, mbetet një mundësi që punëtorëve të mirë t’u rritet paga neto” – tha Angel Dimitrov, kryetari i Shoqatës së Tekstilit.

Mbi 50% të punëtorëve në Industrinë e tekstilit marrin pagë prej 18 mijë dinarësh. Kompanitë kanë llogaritur që për ta evituar “egalitarizmin”, përkatësisht barazimin e padrejtë të pagave me kolegë tjetër, duhet të rriten edhe pagat e punëtorëve tjerë edhe atë prej 6 deri në 10%.

Dimitrov shprehet se paratë shtetërore për rritjen e pagës minimale të shtatorit nuk do të përfundojnë në llogaritë e një pjese më të madhe të kompanive. Shkak për këtë është mosfunksionimi i softuerit në DAP, përmes të cilit bëhet kërkesë për pagesën e kësaj shume.

“Këtu ndoshta ndikon edhe ajo se punëdhënësit tanë kanë frikë nga gjobat dhe kontrollet, kështu që mendojmë se nëse dikush bën kërkesë për këtë ndihmë financiare, menjëherë do t’ju vijë kontrolli, por është fakt se numri i punëtorëve që do ta shfrytëzojnë ndihmën financiare do të jetë shumë i vogël” – theksoi Angel Dimitrov, kryetari i Shoqatës së tekstilit.

Vlerësimet e para ishin se pagë më të vogël se 12 mijë denarë marrin rreth 130 mijë punëtorë. Megjithatë, deri më 19 tetor pranë DAP-it kanë arritur kërkesa për ndihmë financiare për vetëm 9 mijë punëtorë./ALSAT MK

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of