Tre kompanive i janë bllokuar paketat mikpritëse të korporatave të Ëorld Cup dhe një tjetër firme i janë anulluar teksa policia braziliane po heton cmimet ‘fryra’ të biletave VIP.
Match Hospitality, një agjenci zvicerane e cila zotëron të drejta ekskluzive për programin e mikpritjes së Kupës së Botës, tha se anulloi të gjitha paketat e blera nga Atlanta Sportif pasi CEO i tyre, Lamine Fofana, ishte mes 11 personave të arrestuar javën e kaluar me dyshimin se po udhëhiqte një ‘qark’ ku biletat shiteshin me cmime të ‘fryra’.
Paketat e mbajtura nga Reliance Industries Ltd, Jet Set Sports dhe Pamodzi u bllokuan pasi biletat me emrat e tyre iu gjetën në posedim Fofana-s, tha Match Hospitality.
“(Ata) do të bashkëpunojnë me Match Hospitality duke ndihmuar autoritetet me hetimet e tyre në lidhje me paketat e mikpritjes me emrat e tyre mbi to gjetur në posedim të z. Fofana,’ tha Match.
‘Nëse kjo nuk arrihet, Match Hospitality do të anullojë biletat e tyre për gjysmë-finale dhe finale.’
Match shtoi se kushtet e saj ndalojnë shprehimisht ri-shitjen e biletave.
‘ Match Hospitality do të vazhdojë të hetojë dhe të bashkëpunojnë me të gjitha biletat e konfiskuara nga policia, duke gjurmuar rrugën e tyre për çdo rishitje të paligjshme, dhe do të angazhohet plotësisht për të parandaluar shitjen e paligjshme të biletave të 2014 FIFA Ëorld Cup ,’ tha ajo.
Policia e Rio de Janeiro, tha javën e kaluar se Fofana, një frëngo-algjerian, ka pasur qasje të lirë në zona të kufizuara të FIFA-s dhe ka arritur të marrë deri një milion reais (450,000 dollarë) për lojë duke ri-shitur bileta.
Të dyshuarit përballen me akuzat e pastrimit të parave, ri-shitje të paligjshme të biletave dhe komplot.