Aktivitetet për Kryeqytetin Europian të Kulturës 2020 janë shtyrë… Nuk na mbetet veçse ta zbulojmë online, mes rrugëve, shesheve boshe dhe shëtitjeve përgjatë lumit, ku pasqyrohen fasadat e ndërtesave tipike shumëngjyrëshe – bukuria dhe shija e të jetuarit mirë kanë mbetur këtu përgjithnjë.
Numri ishte i përsosur, 2020, sikur të ishte një fillim reklame së bashku me moton “La cultura batte il tempo” (Kultura mposht kohën) që e ka shoqëruar Parmën në pagëzimin si Kryeqyteti Europian i Kulturës. Por ai numër, 2020, është bërë simboli i distancimit social, i shtëpive plot dhe qyteteve bosh.
Koha ka ndalur për të gjithë dhe kultura (e përgjegjësisë) sot mposht heshtjen e shesheve dhe rrugëve. Parma, e cila ishte bërë edhe më e bukur për vitin e “saj”, – në pritje që të rifillojë – ka pezulluar për momentin të gjitha aktivitetet e parashikuara – dhe të vazhdojë të tregojë artin, historinë, muzikën dhe traditat.
Sapo Parma u dha dritën jeshile nisjes së aktiviteteve me rastin e zgjedhjes si Kryeqyteti Europian e Kulturës, u shpall gjendja e emergjencës prej koronavirusit. Për këtë po mendojnë për një rregull, që t’i japë mundësinë Parmës që të shpallet Kryeqyteti Europian i Kulturës për 2021” – tha Dario Franceschini, ministri i Trashëgimisë Kulturore dhe Turizmit.
Ndërkohë, e vetme në bukurinë e saj, gjatë këtij izolimi të detyruar, nuk na mbetet veçse ta admirojmë, me një udhëtim virtual në Parmë. Për ta vizituar qytetin, mund të bëni një shëtitje në portalin Parma Ritrovata, një kënd virtual që bashkon online projektet kulturore, falas. Ndërsa në faqen Teatro Regio, në seksionin Il Regio a Casa tua, është e disponueshme një bibliotekë multimediale.
Jo vetëm. Kryeqyteti i Food Valley dhe Qytet krijues për Gastronomisë sipas UNESCO-s, produktet e saj të mbrojtura nga marka me cilësi janë ndër më të vlerësuarat në botë. Proshuta e Parma, Salame di Felino, Culatello di Zibello dhe djathi Parmigiano Reggiano.
Këtyre u shtohen prodhimi i makaronave dhe transformimi i domateve; verërat e kodrave të Parmës, kërpudha e Borgotaro-s. Kultura e Parmës lidhet edhe me produktet e tokës dhe tavolinës. Këto i tregojne mes recetash qindravjeçare Muzetë e Ushqimit (Musei del Cibo). Janë tempuj të shijes që sot hapin dyert e tyre virtuale. Edhe Archivio Storico Barilla (Arkivi Historik i Barilla-s) vë në dispozicion portalin-muze që ruan 143 vite të kompanisë së Parmës, fotografi, filmime, publikime, nga viti 1913 deri më sot.
Së shpejti do të jetë i disponueshëm një udhëtim dixhital ‘hi tech’, një eksplorim gjithëpërfshirës për të vizituar Parmën dhe rrethinat.
Edhe Mjeshtri përshtatet me situatën. Vë maskën e tij anti-COVID-19, trengjyrëshe. “Italia do t’ia dalë” duket sikur thotë Giuseppe Verdi, me 400 kilogramët e skalitur nga Sergio Brizzolesi, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së gjeniut të muzikës. Nëse Lisbona ka statujën e shkrimtarit e poetit Fernando Pessoa dhe Birmingemi atë të kompozitorit Thomas Attwood, në Parmë nuk mund të mungonte kompozitori i madh i fshatit Roncole, i komunës së Busseto (pjesë e Parmës), i ulur në një stol në sheshin “San Francesco”, që është edhe Sheshi i Muzikës. Në këtë shesh ndodhet Casa della Musica (Shtëpia e Muzikës) dhe Istituto di Studi Verdiani (Instituti i Studimeve Verdiane). Pas saj, Kisha e San Francesco del Prato – ky xhevahir gotik u restaurua në 2019 dhe është vend i aktiviteteve kulturore që shënuan rilindjen e saj.
Piazza Garibaldi është zemra e qytetit, aty ku njerëzit lënë takimin; ku të shtunën në mëngjes, njerëzit takohen rastësisht apo për forcë zakoni; ku lexohet Gazzetta di Parma në tavolinat jashtë bareve; ku njerëzit ulen në shkallët e monumentit të Garibaldit, pranë orës së Pallatit të Guvernatorit (Palazzo del Governatore). Por, jo sot.
Nuk dëgjohen më arie, lirika apo hapa kërcimi – Teatri Regio është mbyllur. I ndërtuar me dëshirën e Dukeshës Maria Luigia është ndër teatrot më të rëndësishëm të traditës së madhe operistike kombëtare. Magjia ndihet sapo hyn brenda në hollin e pallatit… Me rikthimin e jetës në normalitet, do të rikthehen edhe radhët për të hyrë brenda.
Nga harqet e kompleksit muzeor të “Palazzo della Pilotta” shihen profilet e artistit Barnaba Fornasetti. Deri më 27 shtator do të qëndronte hapur ekspozita kushtuar rrënjëve të historisë së design bashkëkohor “Fornasetti. Teatri i botës, rigjenerimet bashkëkohore të klasicizmit”.
Një rrugë e qendrës historike. Nëse nuk do të ishin ngjyrat, heshtja do të ishte e vetmja gjë që do të kish mbetur.
Sheshi mesjetar Duomo është një nga shembujt më domethënës të skulpturës romane me Battistero.
Hyrja e rrugës Bruno Longhi, në qendrën historike. Heshtja, e cila ka pllakosur qytetin, thyhet vetëm nga jehona e disa hapave.
Burimi: Corriere della Sera