Sergio Mattarella, presidenti i Italisë, ka mandatuar Carlo Cottarelli, një ish-zyrtar të lartë të FMN-së, për të udhëhequr një qeveri tranzicioni dhe një politikë të qëndrueshme italiane pas dështimit të një përpjekjeje për të drejtuar ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës nga dy partitë populiste, që kishin fituar shumiën në zgjedhje. http://www.monitor.al/italia-ne-kolaps-populistet-terhiqen-nga-oferta-per-te-formuar-qeverine/
Mattarella i kërkoi zotit Cottarelli të jetë kryeministri i Italisë, dhe të formonte një kabinet teknokratik, pasi e ftoi atë në Pallatin Quirinal në Romën qendrore të hënën në mëngjes, teksa një valë e re e shitjes së aksioneve goditi Italinë, shkruan Financial Times.
Në një deklaratë të shkurtër, z. Cottarelli e pranoi mandatin duke u zotuar të kthehej shpejt me një listë të ministrave dhe u përpoq t’i jepte një mesazh qetësues tregjeve. “Ekonomia italiane është ende në rritje dhe financat publike janë nën kontroll,” tha Z. Cottarelli. “Dialogu me BE për të mbrojtur interesat tona është thelbësor dhe ne mund të bëjmë më mirë [por] ai duhet të jetë konstruktiv”, tha Cottarelli.
Emërimi i Z. Cottarelli erdhi pasi vendi ishte kapluar nga trazirat politike, pas dështimit të planit nga Lëvizja kundër rrymës “Pesë Yjet” dhe Liga e së Drejtës së Djathtë, fituesit e mëdhenj të zgjedhjeve të fundit të përgjithshme të Italisë në fillim të marsit, për të formuar një qeveri së bashku.
Tregjet financiare italiane u përballën me një valë shitjesh aksionesh të hënën në mes të konfliktit politik. Borxhi i vendit është rritur deri në nivele që nuk janë parë që nga koha e krizës së borxheve të eurozonës. Ndërkohë, indeksi i FTSE MIB, barometri kryesor i aksioneve të Italisë, e humbi avantazhin prej 2 për qind, për tu tregtuar 1.5 për qind më poshtë në tregtimet e mesditës në Milano.
Analistët thanë se qeveria e zotit Cottarelli nuk ka gjasa të fitojë besimin e parlamentit italian, gjë që do të krijonte skenën për zgjedhje të reja.