Pasi qeveria hyri në tregjet ndërkombëtare për të marrë borxh, është lehtësuar presioni në tregun e brendshëm, me yield-in e bonove të thesarit që po bie për të dytin muaj radhazi.
Sipas rezultateve të ankandit të fundit të zhvilluar nga banka e Shqipërisë për llogari të financave, ka rënë si kosto e bonove 12 mujore, ashtu dhe ajo e letrave me vlerë tre mujore.
Për bonot me afat maturimi 12 mujor, shuma e shpallur për shitje ishte 11 miliardë lekë, ndërsa kërkesa ishte më e lartë, në mbi 13 miliardë lekë. Yield-I mesatar i ponderuar zbriti në 3.39%, nga 3.46% në ankandin e mëparshëm.
Edhe për bonot 3 mujore, shuma e kërkuar ishte më e lartë se ajo e kërkuar, përkatësisht 2.3 dhe 4.8 miliardë lekë. Yield-I zbriti në 3.9%, nga 3% në ankandin e mëparshëm.
Deri në muajin shkur të këtij viti, financat u hasën në presionin e bankave, që janë blerësit kryesorë të letrave me vlerë, të cilat u tërhoqën nga financimi i borxhit të qeverisë, në vijim të strategjisë së tyre për uljen e ekspozimit në bonot qeveritare. si rrjedhojë, financat dolën në tregun e huaj, duke marrë 250 milionë euro në fillim të prillit me synim zëvendësimin e borxhit të brendshëm me atë të jashtëm.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.