Pas vendimit të qeverisë për të rritur pensionet me 1.6%, do të jetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore, institucioni që do të bëjë shtesat në pension. Sipas ISSH-s, indeskimi do të bëhet në mënyrë automatike dhe çdo pensionistë pas datës 1 gusht do të marrë shtesën në pensionin e tij. Kjo do të thotë se për një pension mesatar prej 15 mijë lekësh, automatikisht do të shtohen edhe 240 lekë në muajin gusht. Ali Emini, zëvëndësdrejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore thotë se nga kjo rritje preken të gjitha përfitimet.
“Janë të gjitha pensionet e pleqërisë të shtetit, ose të qytetit që i themi, gjithë pensionet e fshatit, pra pensioni që rrjedh nga ish-kooperativat bujqësore apo pensione të marra duke bashkuar vjetërsinë e punës në ish-kooperativën me atë periudhën që njerëzit kanë kontribuar në bujqësi privat. Do indeksohen të gjitha pensionet e parakohshme për vjetërsi shërbimi, pensionet suplementare, pensionet me merita të veçanta, pensionet e posacme shtetërore”, – u shpreh Ali Emini, në një dalje për mediat.
/ Shqiptarja.com
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.